Dr.Selman Meziu:Një film dokumentar me shumë vlera për sot dhe nesër


NJE FILM DOKUMENTAR ME SHUME VLERA PER SOT DHE NESER
Vlerësim
Nuk dua t’i tregoi udhën në flutrim bletëve se ku ndodhet poleni, nektari. Mjafton të jesh një insekt i tille dhe e gjen vetë lulen nektar mbajtëse. Kuptohet në qendër të saj ku janë, ngrihen thekët dhe pistili. Mendoi të ngrej një shtatore dijesh, kulture, vlerësimi, apo një meditim mbi fillmin dokumentar ‘’Kush jemi Dibranët,, të Donika Mustafës. Por, jo, ndoshta gabohem. Ky film dokumentar me sa ka patur metrazhin e kohën e ka ngritur shtatoren me të veçantat e tij. Sepse dukuritë etnografike në kohë e hapsirën dibrane i ka trajtuar me plot art, me një përzgjedhje të kujdesshme, me gërshetime ekspertësh folsa, me pamjet e shumta e tipike, me pjesë të kangëve melodioze, me gërryerjen në thellësitë e kohërave të karakterit, shpirtit e institucioneve të dibranëve.
Por çfarë përfaqson në vetevete etnografia? ‘’Shkence historike, që studion mënyrën e jetesës dhe zhvillimin historik të kulturës tradicionale materiale, artistike, shoqërore e shpirtrërore të popullit tone,, (Fjal. Enciklop. Shq. F.243 Tiranë 1985)
Në kopshtin biologjik të karakterit të dibranit çfarë ashtë mbjellë në shekuj? Kjo pyetje biskon, mugullon, lulëzon herë pas here gjatë shikimit të dokumentarit, vlera e të cilave sa është cekur, prandaj kërkon studime të veçanta nga kërkues të pregatitur e kambëngulës. Dhe ja disa prej tyre, dibranët janë: të besës, me sëdër, të lapsit edhe pse lulizimi i kësaj fushe ka ardhur me vonesë, të momentit, pra ta kapin mendimin pa e ligjeruar, të apasionuar për mjeshtri të shumta, nevojë e domozdoshme në gurgullimin e kohërave, rrjedhshmëria e ideve në fushat inxhinierike ose të artit e letërsisë, duke i përsosur e çuar më tej, shfaqen si liberal në kthinat e kohërave të ndryshme, e tjetra ‘’Ne çdo udhë që marrin dibranët në kohëra kanë qenë gjithmonë liberal.,, (H. Uka), të rrafshët pra të prirur nga urtesia, gjakeftohtësia etj.
Sa i emocionuar ndihesh, sa krenari të gufon në gjithë trupin kur dëgjon akademikun Sh. Sinani dhe njohësin ma të mirë të etnokultures dibrane studiuesin H. Pernezha kur flasin për organizimin e funksionimin e 9 maleve si nje organizim shoqëror e i çdo mali e pastaj uniteti i tyre i pathyeshëm, i te nantëve sëbashku në luftrat e përgjakshme e të pa fundme pëer trojet e tyre dhe krahinave të tjera të kombit shqiptar.
Vendimet, pa drejtësitë e ndryshme, vendoseshin e diskutoheshin te institucioni ose organizmi i agait, i pleqëve e pastaj kuvendi i popullit, pra i krahinës ose fshatit. Këto zgjidhnin problemet në mes malsorëve, vellezërve, fiseve, fshatrave maleve, pra krahinave e merrnin vendime mjaft të randësishme për shkuarjen në luftë etj. Mendimi i tyre përfundimtar ishte ligj për gjthe sejcilin ose se bashku. Këto barazoheshin me funksionimin e një shteti.
Oda, organizëm i randësishëm ku diskutoheshin, rriheshin mendimet (debate), dilesh me një perfundim ose zgjidhje të caktuar në fund. Aty shprehesh kultura, mençuria, aftësia për të ndarë konfliktet e ndryshme, për të ndarë të drejten nga e shtrembëra, të drejtën nga e pa drejta etj. Pra oda ishte kuvendi i burrave por edhe i disa grave ku merreshin masa ndëshkuase per gabimet e bëra që i shkaktonin dame bashkësisë si familjes, fisit, lagjes, fshatit, për të ruajtur unitetin, traditën në organizim, e marrdhëniet e ndryshme nën një disiplinë të rreptë, me role edhe edukimit moral e sjelljeve të paqta, por edhe me vlera të shumta për kohën.
Pse jo ato ishin shkolla, ku duhesh te mos shaje, përdorje fjale banale ne diskutime, të flisje me za normal, me kohë të caktuar e sipas një rradhe sipas moshës, apo vend vendosjes ne lidhje me oxhakun etj.
Filmi dokumentar ka trajtuar me finesë, plotë art e vërtetësi në kohë e hapsirë të jetës familiare, të grave. Atje zbulon e mëson se grate dibrane jane pastërtore, kursimtare, administruese të ekonomisë së shtëpisë, të matura, punëtore të përkushtuara ndaj familjes. Sipas intervistes mjaft të kandshme të një malsoreje, del qart se vajza kshilloheshe ’’Te shkonte te burri me dullak e të futesh atje në varr me qefina.,, Një besnikëri e fort që ruante familjen, ruante rracën, disiplinonte martesat, ruante hakmarrjen e të gjitha formave etj. Kuptohet një besnikëri deri në skllavëri hera herës
Ato prireshin nga sedra, porosia e mbetur trazhgimi i ndarjes me një anë e tre kokrrave të kafeve, ruajtja e tyre, përdorimi në rast mungese për të nderuar mikun. Korrnin të dy palët kënaqësinë. Pra ,, Une e nxirrja mikun të kënaqur, jo si mos kush por si dikush.,, Sepse: ‘’O bir ku shkel kama shkon zani,, tregon për një traditë e origjinalitet të krenarisë, sedrës dhe mikëpritjes të grave dibrane.
Akoma ma tej, detyrimet ndaj fëmijëve, dashuria prej nane që kishin si ndjenje e trashgimi gjenetike ndaj tyre: ‘’Ju krehnim kokën e ua lanim flokët.,, Një veprimi tillë në truallin dibran tregon se gratë, nuset, edhe plakat që kujdeseshin për fëmijët e si anvise, krahinën e dibrës, runin krenarinë e pasqyronin edukatën e kulturën e tyre në sherbim të familjes edhe pse ishin shume të ngarkuara me punëra. Dhe ja si e venë në dukje nana kur shprehet: ‘’Nuk donim të na mbulonin fjalët e errëta e të këçia.,, Gruaja e ndërgjegjshme, e pastër në karakter, me sedër vyrtyte të trashëguara ndër breza pa u fikur kurrë ndonjë herë.
Gruaja dibrane e rrespektueshme, përçonte në edukimin e fëmijëve, vyrtytet, rregullat e disiplinën, duke ruajtur kështu familjen e pa shkërmoqur, edukuar femijët. Duke u treguar gjithmonë e durueshme, që do të thotë: ‘’E përtypte fjalën para se ta thoshte.,, Dhe ja si shprehet gjyshja apo nëna e intervistuar në filmin dokumentar: ‘’Ne ruanim sekretin kur na rrihte burrri edhe pa të drejt. Ne nuk bzanim e thonim as vjehërrit as vjehërrës,, duke pasqyruar edhe përulësinë e gruas para bashkëshortit, por nga ana tjetër edhe nuk ulte prestigjin apo autoritetin e burrit. Ndërkohë nuk acaronte gjendjen brenda familjes. Si përfundim ata ruanin unitetin e familjes. Ketu kemi të bëjmë edhe me gjykimin e ftohtë, me maturinë, me durimin e mençurinë e nënave dibrane mbjellur në oshtimat e shekujve.
Ajo vuante, ajo ishte punëtore në shtëpi dhe jashtë saj. Dhe ja si shprehet nana organizatore dhe njeriu i shejt i familjes: ‘’ Shperti ime ma din se çfar ka hekun shpena eme me barrën e druve e gjetheve, e vraponim per te shpaja.,, Ato ju bindeshin urdhërave të zotit të shtëpisë, nuk kundërshtonin se ndjenin si detyrim për të çuar jetën e familjes përpara, ruajtur unitetin familiar të pa cenueshëm dhe si të shenjt. Por gjithë kjo e motivuar nga një shtysë disiplinore e kohës: ‘’ Thoshnin nana e baba ‘’Hini me dullak e dilni me çefena nga shpaja e burrit,,
Ishte kënaqesi kur dilinin si llave e zjarrtë mendimet për pjesëza të ndryshme të luftërave nga Prof. Bernard Zotaj. Luftëtarët dibranë lufonin për të mbrojtur trojet e tyre të shejta, por shkuan kudo ku ziente lufta ‘’ku rrezikohej Shqiperia.,, Kjo që në betejat e shumte të pinjollëve të kastriotëve e deri në luftën e dytë botërore. Ato ishin organizator të përsosur të luftimeve, shfrytëzonin mirë terrenet e relievet e të gjitha kategorive, ai kryesonte luftrat. Në luftime merrnin pjesë të gjitha moshat, edhe djemtë e vetëm merrnin pjesë ne luftë. Profesori shprehet se Dibra, ‘’Ka patur vendin e prodhimit të barrutit dhe të armëve të lehta.,,
Ndalet në disa çështje të luftrave të zhvilluar me Gjergj Kastriotin. Dibranët ishin në gardën e tij, komandantet më të shquar ishin bijë të dibranëve, artielria me gur lindi për herë të parë në luftrat e Gjergjit zhvilluar në dibër, piskamat të bertiturat ne beteja lindën gjatë betejave më të përgjakshme kundër turqëve në kohën e strategut të madh të luftrave Gjergj Kastrioti etj.
Akademiku Sh. Sinani, thekson ndër të tjera se ‘’shekulli i 19 ishte shkeulll i fjetur, ndërsa në Diber, hasën në kundërshtime të mëdha.,, U krye beteja e madhe e fushë të Thatë në Gjoricë(21 Korrik 1844 ) kundër Hajredin Pashës. Ku studiusi H. Uka e analizon në shumë drejtime. Nxori në pah ‘’mjete e taktikat e luftimit,, Nxori kokën ‘’ideja e një alfabeti unik për gjithë shqipërnë,, përkrahën pa rezerva ‘’Lidhjen e Prizerenit,, duke theksuar rolin e Iliaz Pash Qokut. Dhe shtjellon me kujdes ‘’ Luftën për shkollën e lirinë bashkë me parinë e dibrës dhe përfaqësuesit e maleve.,, Gjithë perfshirëse për mbarë trojet dibrane e të gjitha klasave të shoqërise dibrane të asaj kohe ku po dukeshin vegimet e Rilindjes Kombëtare të popullit shqiptar.
Pa çka se popullit dibran në veçanti dhe atij Shqiptar, nuk ju ndane kërcënimet, luftrat. Pushtues të ndryshëm vërshuan si valanga mbi trojet e shqipëtarëve pas vitit 1912 kur fituan pamvarsinë. Akademik Sh. Sinani vene theksin në ‘’dy betejat ma të pergjakshme tetor 1912 e qërshor 1913,, duke i vendosur ‘’dibranet të parët në vijën e zjarrit.,,
Më pas trajtohet lufta e Vlorës e cila u krye me ndihmën edhe të forcave të tjera nga shqipëria. Ndërsa Dibranët i përballuan të vetëm luftrat me ushtrinë, mirë të armatosur serbe. Ai do të verë theksin mbi randësine e luftës se Vlorës, Koplikut e Dibrës që, ‘’ ‘’këto tre luftra, vendosën fatin e kufijve të vendit tonë.,, Ndihemi krenar kur dibranët në momente kyqe të historisë kombëtare dhe të vetë trojeve dibrane të kërcenuara e rrezikuara në momente të ndryshme kohe e historike, udhëheqësit dibranë dhe në kuvende kanë patur‘’Zotësi seleksionuse (përzgjedhëse) Zotësi orientuese në momente kyqe.,, Pastaj Akademiku Sh. Sinani arrin në përfundimin se ‘’Dibrani nuk ka gabuar kurrë në momentet kyqe të ngjarjeve madhore historike.,, Aksiom kjo, e vërtetuar përgjatë shtigjeve të historisë shumë shekullore të dibranëve.
Duke ndjekur i përqëndruar me shumë vëmendje filmin dokumentar do të vetëndalesh te trajtesa që ban studiuesi dhe historiani H. Pernezha në shëndrrimine fshatit Rahonik në qytet Dibra e Madhe dhe roli i mëpastajm në zhvillimin kulturor të mbarë krahinës së Dibres.
Dibra lindi në kryqëzimin e udhëve për në qytetin e Strugës, në drejtim për Elbasan, Tiranë, Durrës etj, dhe në drejtim të lindjes për Stamboll si vend pushimi e fjetje. Tregëtarët dalë ngadalë filluan ngritjen e dyqaneve, hoteleve, vilave duke e shtrirë, më pas në qytetet e sipër përmendura dhe kjo ndodhi kryesisht në shekullin e XIX. Ajo hyri në gjeografinë ekonomike si, ‘’kryqëzime tregjesh e tregëtaresh,, Vend lidhje e qyteteve lindore me Stambollin me ato prendimore deri në Durrës e me tej me tregjet italiane.
Filluan të çfaqeshin zanatçinj të fushave të ndryshme. Dallohen punimet prej druri, mobilimi i dhomave, magjeve, tavaneve me e pa gdhendje, divaneve, vendeve për fjetje, sepeteve, mbajtjëseve të rrobave, me një mjeshtri të rrallë, arkitekturë shumë relievshe dhe gdhendhje me motive të ndryshme, në gjymtyre të ndryshme të mobiljeve etj. Me tej studiuesi H. Pernezha arrin në përfundimin se ‘’Kultura në përgjithësi dhe ajo e gatimit, e pastërtisë, mënyra e mobilimit të dhomave sipas funksioneve etj. filluan të rrezatoin në gjithe krahinën e dibrës, deri thelle në gjirin e maleve.,,
Një temë mjaft e dhimbshme, me plagë të shumta të lanuna në trojet dibrane jane mizoritë serbe. Për çfarë qëllimi vallë? Ja si shprehet Ak. Sh. Sinani ‘’Synimi i Serbise ka qene dalja në Adriatik.,, Gjë e cila ka qenë qëllimi ndër shekuj i politikës e luftrave të pa ndërprera serebe. Ato shkelën tokat e trojet dibrahe ‘’me urnë zjarri, me thika, bajoneta dhe armë zjarri,, duke kryer mizoritë më makabre ne burra gra dhe fëmije duke ia kaluar Atiles së Hunëve. Ndërsa Konfernca famkeqe në pazarin e fuqive të mëdha, mbajtur në kryeqytetin e Anglisë, Londër, zhvilluar në vitin 1913 ndau me shpatën e pa drejtësisë: ‘’Dibrën mendimtare nga Dibra e maleve…,(H. Pernezha) dhe me tej ‘’La jashtë sythin e patates së dibrës, Dibrën e madhe…,,(H. Uka) Padrejtësi e cila u pagua e po paguhet shumë shtrejt nga kombi shqiptar e nuk dihet se kur do ti vije fundi. Bashkimit të dibrave, bashkimit kombëtar.
Vetë odat e kuvendet, alegoritë e përdorura ‘’ përcillnin kulturën e edukatën dibrane, nga brezi në brez,, pra në nje fare menyre ato ishin shkolla. Zhvillimi i vrullshem i shoqërise njerëzore, bashke me atë edhe bota shqiptare lindi nevoja për të këputur prangat pesë shekullore të pushtuesit turk e njëkohesisht lindi e nevojshme ‘’ Kultivimi i dijes me anë të shkollave, shkrimit e leximit.,, Në rradhët e para, inisiatorët për të hapur shkollat shqipe në fshatra e qytete ishin klerikët (Shërbyesit e fesë, S.M)
Domozdoshmëria e arsimimit në krahinën e dibrës u përhap me shpejtësi. Dashuria e prindërve për të arsimuar fëmijët u mbuall shpejt dhe ato u ndërgjegjësuan shumë për përthithjen e dijeve e kulturës, nëpërmjet institucioneve shkollore. Dhe ja si shprehen në filmin dokumentar:’’ Fshatari linte një kafshatë buke mangut për të shkolluar fëmijët.,, Dibranët e shkulluar si mësues u banë pishtar të përhapjes së dijes, jo vetëm në zonat e ndryshme të krahinës së Dibrës, por edhe në krahinat përqark saj. Dhe ja:’’Perhapesit e diturise duke shërbyer si mësues janë dibranët.,,
Pas viti 1944 pas masivizimit të shkollave profesionale, instituteve dhe univertsiteteve nuk munguan vërshimet e rinisë dibrane ne këto shkolla. Ato kur kalonin nga viti në vit nga diplomimi ne diplomim nuk munguoi zgjuarsia dibrane si para prijse, egoja e tyre, vullnet e pasioni, për te mesuar deri ne arritjen e gradave te ndryshme shkencore dhe duke u bëre pedagoge e në fakultete e ndryshme. Si përfundim siç shprehet Akademiku Sh. Sinani: ‘’Edhe pse gjeografikisht trojet dibrane ishin të rrethuar me male. Gjenden shumësi kulturash, arsimim masiv. Kurrë nuk mbeti vend i izoluar.,,
Ashtu si qafat, luginat, kreshtat e maleve nuk ndaluan vërshimin e kulturave edhe vete lumi Drini i Zi nuk arrriti të izoloi malet nga relivet kodrinore e fshatrat e ndryshme te krahut lindor me ato prendimore. Këto sëbashku përbëjn një etni gjeografike, etnokulturore, kulturore, historike të njëjtë. Dhe ja si shprehet Akademiki Sh. Sinani: ‘’Lumi Drin si kufi natyrore nuk është bërë i tillë për banorët e dy krahëve.,,

Në shkëmbime kulturash, miqësish, në tregeti, në organizimet e përbashketa për kryerjen e luftrave te ndryshme, ne shkëmbim e shitje tokash, ne levizje familjesh e fisesh nga malsitë drejt tokave pjellore buzë drinit etj
Duam të theksojm se pse u shkrua një artikull i tillë për një film dokumentar.: ‘’Kush jemi Dibranët.,,
Se pari si një testament për t’ua lanun brezave se kush janë me të vërtet dibranët, udhëtimet e tyre ndër shekuj me doke, zakone, historinë gjeografinë e tij, që duhet shumuar.
Së dyti përdorimi i këtij gjedhi arti për të pasqyruar jetën e veprimtarine e dibranëve në kohën e sotme, kur teknologjia e informacionit në këtë fushë ashtë në pozicionin ma kulmor është përzgjedhje e saktë.
Së treti Shpërndarja e këtij lloji arti me shpejtësi dhe përvetesimi me të njëjtin ritëm nga dibranët e më gjërë është pa dyshim sukses e gjurmë lanës në kulturimin e tyre dhe njohjen e vetë vetes.
Së katërti ka ruajtur me shumë kujdes dhe patriotizëm unitetin e dibrës, duke trasmetuar brezave dhe vetë historisë se ne kemi qenë dhe jemi nje njësi gjeografike, historike, etnokulturore etj.
Por a kemi gabime në udhetimine ketij filmi? Sigurisht që një punë e tille voluminoze e mbledhëse e informacionit kërkon kujdes e përgjegjësi të madhe.

Dhe ja nga pikpamja teknike mendoi se titullit i duhesh shtuar një ‘’ne,, pra ‘’Kush jemi ne dibranët.,, dhe duhesh të gjithë të intervistuarit ose folësit të shoqëroheshin me emër e mbiemër e profesionin se janë disave qe ju mungon. Sepse njohim ma mirë të intervistuarin dhe kush na e servir ushqimin etnokulturor e historik.
Ky ishte një film i suksesshëm dokumentar, mënyra e organizimit të tij, trasmetimi i shume kumtev te shikuesi, përsosja e teknologjive të komunikimit, shtrojn, jo vetëm para Donikes, por edhe të tjerëve të realizojn filma të tjerë dokumentar, ku në truallin dibran mund te realisohen me dhjetra, si, në fushën e historisë, etnografisë, dokeve, zakoneve, natyrës, pyjeve, biologjisë gjeografisë të lugines së Drinit të zi e dibrës ne veçanti etj etj.

03.01. 2023 Dr. Selman Meziu