Drejtor i shkollës fillore :”Ganimete Tërbeshi”-Nga arkivi im personal-Nazif Laçi 


Në nëtorin e vitit, 1989 u zgjedha drejtor i shkollës fillore ,, Ganimete Tërbeshi ” tani ,, Dëshmorët e pesë pillit ” në Smirë. Ishte moment më i vështirë për shkollat shqipe në Kosovë, sepse okupatori serb bëri presionin të paparë në te. U mbyllën objektet shkollore, u ndërpre financimi dhe filloi burgosja e malltretimi i punëtore arsimor shqiptarë. Këtu me vetdije të plotë për sakrtificë e pranova postin e dejtorit. Në mars të vitit, 1990 xhandarmeria okupatore serbe me shumë udbash erdhi në mëngjes për ta mbyllë shkollën në Smirë. Në këtë ekspeditë kishin ardhur mbi 50 polic dhe inspektor serb dhe kishin bllokuar shkollën. Në zyrën time hynë dy inspektor të supit serb dhe katër polic, ndërsa në koridorin e shkollës ishin me dhjetra polic e në oborrin e shkollës përplotë polic. Deri sa kriminelët serb më bënin presion me i larguar nxënësit e shkollës së gjimnazit nga shkolla, në oborrin e shkollës ishin grumbulluar me qindra smiras për ta mbrojtur shkollën shqipe. Unë nuk pranova me i larguar nxënësit nga shkolla dhe në komfrontim me ta, për një moment gjendja ndryshoi, sepse nga jashtë policia po i lajmon policët dhe inspektorët serb se turma e poppullit po grumbullohët. Atëherë inspektorët mu drejtuan me fjalë të buta:,, Drejtor organizo të tërhiqemi pa ekces”. Unë u ngrita dhe dulëm në koridor të shkollës e pashë gjendjen me sy se diçka e madhe po ndodhka dhe unë para e ata mbrapa meje e mblodhën bishtin dhe ikën. Ky moment për mua ishte madhështor, sepse mbapa meje qëndroni smirasit e mi që ishin në gjendje me u sakrifikuar për shkollën. Unë edhe tani në pension i falëndëroi smirasit e mi për pëkrahjën që ma bënë gjatë mandatit sa isha drejtor prej 1989-1993. Bashkarishtë ia arritem dhe e mbajtëm gjallë shkollën shqipe.Meritat janë të përbashkëta:Arsimtarë, nxënës dhe prindër…