Drenicë e Dukagjin-Jashar H Selmanaj


1.
Miqësia kurr nuk do të ndalet
Babën tim jam duke e kujtuar
Ah, më pushk në dorë në malet
E drenices më serb duke luftuar.

2.
Shaban Polluzhen e ndihmojë
Në luftë më nji pushk vullnëtar
Sikur pishtar baba im qendrojë
Luftojë kundër serbevë gjakatar.

3.
Miqësin për hirë të babës e mbajë
Ah, më drenicak të drenices heroike
Të mirën dhe të keqën më ta e ndajë
Në çdo kohë edhe në çaste kritike.

4.
Ah, drenicen unë e kam në zëmër
Atje gjaku i babës tim në betej rrjedhi
Në drenic në luftë kishte bërë ëmër
Unë më kujtime të luftës atje bredhi.

5.
Drenic për serb e serbi rrufe në qiell
Ah, baba i im për ty gjak të dhurojë
Kunder serbit i shkelqej pushka, si diell
Thundern e serbit dotë nuk e durojë.