Drita Haxhilari-Kuq e zi,në përjetësi…


Kuq e zi,në përjetësi…

Nëntori i kuq i Shqipërisë,

lyer me gjak në histori…

28 Nëntori i Pavarësisë,

Nëntori ynë kuq e zi !

Në ç’do muaj Nëntor,

nderim për burrat e dheut,

të gjithë me flamur në dorë,

lavdi epokës Skënderbeut !

Flamur i bukur,hijerëndë,

në shpirt rrezaton dinjitet,

krenari në botë,në ç’do vënd,

flamuri ynë i kuq,identitet.

Flamur i shentë i lirisë,

nder,respekt dhe lavdi,

aromë e kudo Shqiptarisë,

bashkim,forcë e krenari !

Flamur që na trimëron ç’do ditë,

flamur që na jep zemër,shpresë,

flamur ynë kuq e zi,shporr frikë,

valëvitje e lirë që kurrë nuk vdes !

Mbështjell’ në flamur të vërtet’

ashtu si patriotët në Vlorë dikur…

heronj të kombit,nderim përjetë,

Nëntor i skalitur nën lëkurë.

Kuq e zi,gjithmon’ si dikur…

atmosferë,gëzim i Shqiptarisë,

respekt e lavdi në emrin FLAMUR,

flamuri i lirisë dhe pavarësisë !

® Drita Haxhillari.

Dt:27.11.2022

Autorësia mbrohet me ligj.

About Post Author