Drita Haxhillari
Mos..!
Një ditë dhe unë do iki larg…
në një udhë mister,pa kthim,
do mar me vete,frymë në varg..
Në stacionin tim,në fund,
mos bëni show nëpër varre,
për së gjalli,më keni shkund,
si të isha prej një të marre.
Mos më qani o kur të vdes,
mos më qani o mos më qani,
o ju tradhëtarë,o ju të pabesë,
sa isha gjallë,më digjej xhani.
Mos më ejani më,po ju them,
o ju shpirt zinj,o ju ziliqare…
se ju desha,po nga ju ç’nuk gjen,
më përbuzët,si meme për hajgare.
Mos sillni lule,mos pikoni lot,
s’dua fallcot,s’dua asnjë fjalë,
sa isha gjall’ më that’ je rob kot,
më baltosët,më bët’ për skandal.
Se unë o të lig’ do jem në parajs’
dhe në bahçe me lule do shëtis,
do këndoj,kërcej,hijshëm si vajzë,
ndyrësis’ mbi tokë,i tërheq vizë !!
®Drita Haxhillari.
Dt.08/11/2022
Tiranë.
