Drita Haxhillari:Kjo botë


Kjo botë.

Ah kjo botë e egër,shtirake,
petk mykur,në llum mbuluar,
farë gënjeshtare,dredharake,
lakmi,gjuh’ helm,e djallëzuar.

Kjo botë,zvarranik kameleon,
shpirtligë,kruspull nën rrogoz,
në kërbaç vreri të ndërshkon,
hidhërinë me shpirtin blozë..

Ah kjo botë,ngasje shejtani,
regjur në mashtrim e ligësi,
pa besë e fe,si bishë tirani,
idhnake dimërore,katran i zi.

Kjo botë,pa një grimë mëshirë,
kallo therëse si gjemb trëndafili,
bulëz vreri që ngjit si rrëshirë,
far’ tjetërsuar,me lot krokodili.

Sa keq për idhnakët skandal,
unë jam e qeltë,ndrij si Diell,
ju mbyteni në detin me fjalë,
unë vezulloj si yjet në Qiell !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:02.07.2022 

About Post Author