DRITA IME
Endem si flakë
në qiellin e zbehte të vetmisë,
drita ime feks si pishtar dhe shoh mëngjese të plagosur
copa shpirtërash të thyera,
fletë të bardha të hedhuna tej
kepuce të braktisuna
yje të mbështjellë
nen sqetullat e dhimbjes.
Kurse sirenat e zhgënjimit
lëshuan alarmin.
Dielli i mekun
përcjell funeralin e andrrave të
këtij shekulli me inçest modern.
