Drita Lushi-Një dashurie


Drita Lushi

  · 

NJE DASHURIE

***

Nëse të kam dashur,

S’ kam menduar se ke qenë më i miri,

sepse Dashuria nuk përzgjedh.

është aq naive dashuria ime;

Di të dojë si rrjedhë maji e qetë,

edhe një qiell me re,në rrugën time.

Nëse të kam dashur,

S’kam menduar fustan nusërie,

as altar,

as salla të mbushura me duartrokitje,

teksa ti betoheshim sho-shoqit

përjetë, në gëzime e hidhërime.

E ç’duhen betimet në dashuri,

kur ato veç në luftë vlejnë?

Dy zemra s’mund t’i mbajnë bashkë,

vetëm ca betime unaza e fjalë.

Nëse të kam dashur,

s’kam menduar të lindja me ty fëmijë.

S’janë pasardhësit,

që mbajnë në këmbë një dashuri.

E nëse duke të dashur ditë pas dite,

pa kuptuar të kam dashuruar,

duke i vënë emrin tënd Dashurisë sime,

E di(ja) fort mirë,

Se gjërat e vërteta,ndodhin kaq rrallë,

e vështirë të jetojnë gjatë…

E kur duket, se ato shpejt ( s)mbarojnë,

ringjallen, për të jetuar brenda nesh përgjithmonë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

1

About Post Author