Dritan Spaho
Djalë punëtor, me zemër flori,
sa ish gjallë gjyshi, s’u nda nga ai.
nga Tirana në Nishovë shkonte,
Ismail Benë në Poliçan e çonte.
Ulej në klub e bisedonte,
për babanë e tij, i tregonte,
Shefit Beu, këngëtar i rrallë,
shqyheshin dyert në mëhallë.
Kur këngën merrte Shefit Beu,
në gjunjë ulej Tomori, tundej dheu.
selamas në dasma e gostira,
fejonte djem, e bënte mblesërira.
Ikja e gjyshit më hidhëroi,
rrallë në Nishovë tani shkoi.
thotë Dritani i mërzitur,
me gjyshin isha shumë i lidhur.
Ku ka rrjedhur do pikoj,
thotë kënga, nuk vonoj,
Agim Beu gjyshin nderoi,
vilë në Nishovë ndërtoi.
