Dritë mbi errësirën-Brixhilda Dede


Dritë mbi errësirën

Mirazhi i natës së djeshme mes shira dhimbje u shfaq me kalorësit e Apokalpsit kaltëruar.

Në një atmosferë ku bota njerëzore ngjante copë akulli tre pash tokës rrënjëzuar.

Nën verbinë e të verbërve fate popujsh shkruar.

Një zë i fuqishëm atdhedashurie,

Nga një ëndërr e keqe më zgjon,

Zeri i së pavdekshmes të vlerave njerëzore, zëri i artit, i mençurisë e fisnikërisë, hedhur ngjyra mbi segmente të thata toke,..

Një zë bulkthi më thërret, si notalgji i së shkuarës.

Një zë fisnik, plot dashuri e arsyetim më fton tryezës së shtruar të shkoj.

Në një shoqëri të sinqertë ku ledhatohet loti e buzëqeshja mbetet gjallë.

Vallzoj, me shenjtorët e shenjtë që bëjnë kohën art.

Kokës veshur kapelen gjashtë cepëshe të Davidit,

Mbajtur duarsh botën shpirtërore dhe vërtetësinë, Kalëroj,..

About Post Author