Dua…Eduart Veli


DUA….!

Për ty,ylberin plot ngjyra,dua ta bëj kordele.

Ëndërrat e tua, me to ti stolis ,ti zbukuroj.

Hënën..,ta ndaj në copëza krem karamele.

Veç ty e dashur, të gjitha dua të ti dhuroj !

Dritën e mëngjeseve,do ta dhuroj,për prikë.

Me lulet në maj,për ty do të thurr një buqetë.

Errësirën ta fsheh,që të mos kesh më frikë.

Përt ty,të ketë veç ditë,natë kurrë të mos ketë! 

Dua lumenjtë, pak çaste.., të gjithë ti ndaloj .

Të freskojnë çdo çast,gjithë ëndërrat e tua.

Në çdo gjëmim në qiell,të them”Të dashuroj!”

Në lumë drite ti kthej vetëtimat për ty,unë dua!

Të mbledh këngët e zogjëve këngëtarë,dua . 

Me gjithë këngët e tyre,dua të bëj një simfoni.

Këndoj unë me zogjtë,kërcen edhe ti me mua. 

Këndojmë e kërcejmë bashkë,ashtu si në rini!

Dua ti mbledh,të gjithë yjet e qiellit,që ndrijnë.

Si rrobaqepës,të bëja për ty,një fustan nusërie.

Nga poli në pol,palat e fustanit tënd të arrijnë!

Ndriçoftë gjithë botën,ky fustan i artë Çamërie!  

Dua diellin zjarrtë në qiell,të ta jap në duar ! 

Mos ky frikë e dashur,ky diell ty s’të përvëlon.

Dielli i zemrës time ,asnjëherë s’është shuar.

E ngrohtë prrush,zemra-diell, ty të dashuron!