Dua jetën t’a jetojë…Eli Nebi-Plaku


Eli Nebi -Plaku

Lulet e fantasisë

mbolla në imagjinatë

Siç mbjellë grurin bujku

dheun e butë..

Më pëlqen kur dita

vendin i zë natës

Dua t’a jetojë

pa i bërë flijim…

Dua të shoh diellin

kur delë prapa malit

Dritaren të hap

të hyjë rrezja e tij..

Zemra të kënaqet

sytë të gëzojnë

Nga kjo dritë e artë

nga kjo bukuri….

Trëndafilit të kuq

dua t’i marrë erë

Flladi i mëngjesit

të më sjellë freskinë..

Tek parku i blertë

të shijojë kafenë

Dhe kënga e zogjve

t’më bëjë shoqëri

Çdo minutë të ditës

dua t’a jetojë

të ndjekë udhën e diellit

deri në perëndim..

Kur ngadalë vjen muzgu

ai shkonë, pushon

Për t’u kthyer rishtas

herët, në mëngjes….