Dua krenarinë-Sheqere Sina


Dua djersën time,

nuk jam mësuar të lyp,

se unë jam i zoti vetes të punoj pa pushim,

dorën nuk ia zgjat njeriu,

as të zhvat me kërrabë bariu.

Jam mësuar me djersë balli se kam krenari shqiptari…

“XHAKETA E VJEDHUR MÈ RÈNDON “

Xhaketën e vjedhur jo nuk e vesh.

Më duket sikur ti e bota më qesh.

Në kurriz se mbaj dot , më rëndon.

Eh shpirtin më duket ma shëmton.

Shpirtin tim s’do ta gjesh të ndotur.

As të arnuar kurrë se kam patur.

Brenda dhe jashtë xhaketës tënde kërko.

Shpirtin tim rob brënda se ke mos kujto.

Mos kujto se shpirtin tim bëre rob

Ma dhurove o mik një xhaketë sot.

Të mbrohem nga i ftohti kët mot.

Do ja shpërblej edhe unë o Zot.

Ky kurrësesi detyrim s’mundë të jetë.

Por unë duhet ta heq nga shpirti kët siklet.

Gjithë jetën do

punoj skllavërishtë.

Ama nëpër stinë do eci madhërishtë.

Vetëm të kthej xhaketën tënde se më dhemb

Me akullsinë tënde shpirtin mos ma tremb.

Në këtë botë duhet të jetoj e qetë .

Me djersën e punës që bëj vetë.

Poezi :

Poete :Sheqere Sina /