Dua pak diell nga vendi im-Godo Mehmetaj


DUA PAK DIELL NGA VENDI IM

Dua pak diell nga vendi im

ku ka arome trendeline

te pi uje ne cdo burim

dhe te fle gjume ne nje lendine

Atje nuk dua telefon

se kam deshire te jem i qete

dhe le te zihem me ndonje varg

qe kur me bindet ta hedh ne flete

Me nje kenge labe tabani

ashtu rreth sofres shtruar shtruar

nga qylaf bardhet moshatare

me ato vlera te papershkuara

Ku gjej dashuri te sinqerte

dhe nje cop buke.si ne fshat

nga ajo qe piqte Nena

sa shije kishte ta haje thate…