Dua të doja-Aziz Isak Ahmeti


Aziz Isak Ahmeti

Mund të jetë një imazh i 1 person

Dua të doja,

Të ketë paqe e liri,

Dashuri mes popujve,

Vërtetë, pa mahi!

Dua të doja,

Të mos ketë varfëri;

Punë për të gjithë,

Sa më shumë pasuri!

Dua të doja,

Një pranëverë,

Me lule të bukura,

Me aromë përherë!

Dua të doja,

Më ndryshe këtë botë,

Jetë më të lumtur

Të mos ketë kurrë lot!

Dua të doja,

Rrugën e pajtimit;

Dua të doja,

Rrugën e shpëtimit!

Dua të doja,

Shumë lumturi,

Në mes njerëzve

Vetëm dashuri!

Autori: Aziz Isak Ahmeti

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 93