Dua të iki larg !…Tomi Buzi


Dua të iki larg !..

Dua të iki larg, larg, të harroj gjithshka !

Vetëm pak çaste ta lë të shkuarën pas,

të vrapoj, të qesh e të bej shaka ..

Aty ku dëgjoj, e më dëgjojnë të flas !

Aty ku e qeshura kumbon pa ironi ,

ku zëri nuk dridhet të flasësh hapur,

atje ku shpirti si në parajs gjen qetësi ,

aty ku hapsira s’ka kufij të matur !

Të shkoj livadheve ku ka lule të egra,

ku ngjyrat i derdhen si magji melankolis,

Ku cicërimat mbysin netët e errëta..

e hëna ,derdh argjendin e dashurisë !

Atje ku s’ka klithma të çjerrëta xhelozie,

ku bari vallzonë, ngacmuar nga flladi,

atje ku zogjtë fluturojn në hapësira lirie,

ku shpirti gulçon pushtuar nga malli !

Ku majat e drurëve zgjaten drejt qiellit..

dhe bilbilat me këngë e presin agimin,

ku gjethja e përgjumur pret rezet e diellit

e bashkë me to të nisi vallzimim !

Në thellësin e kësaj bote dua të zhytem

larg hipokrizis, shpifjeve prej xhelozie,

ëndrrave të mia të endem, të mbytem

me zërat e pyllit, si tinguj simfonie…!

Ku buzëqeshja derdhet nëpër gjethe,

me nanuritjen e flladit përqafuar ,

ku shpirti nuk pushtohet nga derte ..

por në muza cicërimash, shkon kalëruar !

Atje ku ngjyej penën në eliksirin e Majit,

në magjin pa fund, të gjelbërimit idilian ,

ku ëndrrat të çojnë shinave të ‘tramvait’..

rrugëve qiellore, të eposit Shekspirian !

Atje ku s’ka klithma të ngjirura xhelozie,

ku buzëqeshja s’mban arom hipokrizie ,

atje dua të shkoj, të ‘harlisem’ si fëmij

ta ndal pak çaste vrapin, për tu rinisur përsëri !

About Post Author