Dua të mbjell veç dashuri!Eduart Veli


Dua të mbjell veç dashuri!

  (Nga vëllimi poetik “Planeti dashurisë”)

Dua të zhdukem fare nga kjo botë.

Të ngjitem lart dua,shumë lart, në yllësi.

Të iki sa më larg,se nuk shoh dot më lotë.

Nuk shoh dot më skamje,vrasje e ligësi !

Të iki sa më larg dua ,nga kjo botë mizore. 

Le të bëhem ufo lart…lart, në galaktikë.

Të mos shoh më gjak dhe varre ,ndër bregore. 

Lart në qiell të shkoj, me yjet të bëhem mik !

Të iki dua unë ,nga kjo botë e vështirë .

Të shkoj atje  laaart,tek Arusha e Madhe.

Të mos e shoh më,këtë botë mynxyrë.

Këtë botë të pistë,të bërë karnavale !

Më ndjekin kudo,sytë e fëmijëve të trishtuar.

Ata sy pa dritë,në heshtje mes lotësh,akuzojnë. 

Akuzojnë këtë botë,pa zemër,krejt të mbaruar. 

Këta ëngjëj ,që bukën në plehëra kërkojnë !

Të iki sa më lart dua ,larg në stratosferë. 

Ku të mos shoh më brenga dhe hidhërime.

Askush, të mos më shohë,le të bëhem erë.

Kurrë të mos dëgjoj.., klithma dhe vajtime!

Dhe prapë ,qetësi s’do mund të gjej askund. 

Me vete do ti marr të trishta.. kujtimet.

Ah,sa do të doja,që këtë botë foort, ta shkund..!

Kudo ,do të doja të mbillja shpresën ,gëzimet!

Zot , o zot..,dua të iki,të iki fare nga kjo botë.

I gjithi të tretem,të kthehem në vesë ..,në shi!

Dua të mos të ketë më krisma..,vaje edhe lotë.

Dua të mbjell kudo, paqe,këngë..,dashuri !!i