Dua ti jap fund “lejes krijuese”-Vilson Mersinllari


Dua ti jap fund lejës’krijuese”

që e kam marrë vite e vite me radhë

jo pse nuk kam akoma,muze frymëzuese

dua te rri në vetmi,siç isha më parë.

Do hesht,nuk do shkruaj,as dhe një varg

pavarësisht se më vinë mendime të shpeshta

do rri ashtu galiç ulur në një cep,në prag

ndoshta do pendohem ndonjë ditë pse heshta.

Ndoshta do më mungoni ju o miqtë e mi

ju,që në rrugën poetike më kini mbështetur

ju që më vlerësuat,të bukurën poezi

ju që sëbashku me mua,në vargjet e mia ini”tretur-”.