Dua t’jap dhe një shans tjetër-Urim Mezini


Dua t’jap dhe një shans tjetër

Dua t’jap edhe një shans tjetër

Më veprimet që bëre, s’e meriton

Për hirë të fëmijëve tanë

po e vuajn shumë,ndarjen tonë

Nuk do t’shoh ,se kush gaboj

As nuk do t’kërkoj llogari

Kam ca kohë ,që e mendoj

Më shumë për ata fëmijë

Gjithësesi un do t’bëj timen

Do ta mbaj një dorë të zgjatur

S’do t’ketë vend për shpjegime

Dhe nuk dua t’kërkosh të falur

Mirë është ti sheshojmë ca gjëra

Që fëmijët tan t’rriten të lumtur

Të lejmë menjan pasionet e tjera

Quaje se po ta them,duke tu lutur

Unë do të dua ,si më parë

Nuk do të lej ndonjë mangësi

Edhe pse zemrën ma ke vrarë

Sepse je nëna e fëmijve t’mi.

Urim Mezini Torino Itali