Dua vetëm paqe në botë o Zot!Afroviti Kruti


Afroviti Kruti

Oh Zot i madh.
Paqe,mbaresi,lumturi, qetesi.
Dua ne bote.
Jam me ty ne c’do sekonte !

Jepu driten njerezve.
Miqeve, femijeve te mij, dhe te gjitheve me rradhe.
Te jetojme te lumtur.
Ne kete bote !

Dua te kem fuqine te pushoj luften.
Po se kam fuqine.
Dua te jem e pasur te ndihmoj fukarane,

Njerezit qe vuajne e s’kane buke te hane.
Po s’jam e pasur !

Me dridhet shpirti kur shikoj njerez ne rruge.
Qe kerkojne nje kothere buke.
Ndaloni luften o njerez pa meshire.
Shikoni popullin qe vuan, dhe vriten perdite !

Paqe, dashuri, dhe vetem paqe.
Te kemi ne c’do shtepi, dhe ne bote.
Deshiron kjo zemra ime gjithmone.
O Zot ndihmo gjithe njerezimin, paqja te mbizoteroje !