Duaje dhe për mua..!Ardian Muça


Nuk e shava,as nuk e qortova.

Ajo çuditërisht me ëndrat e mia,lozte.

Nga egoja e narcizmi i saj u hidhërova.

Mbeti,si letër pa adresë në një kuti poste.

Që ta largosh nga narcizmi e dashuria ime.

Duaje dhe për mua,se unë s’kam ku ta mbaj.

Tregoji ëndrrat e tua,çoje në të tjera vegime.

Dhe narcisten e bukur mos e lër të qaj.

Në se e do,mos i’a kujto pêr dashurinë e parë.

Thuaji t’më harroj,se dhe ajo shumë u lëndua!..

Përkëdhele ëmbël dhe tregoji tëndin skenarë!.

Mos m’thotë nesër sërisht,-“vetëm ty të dua”!..

Merri kujtimet e mia,spërkati me benzinë.

Dhe mos i’a kujto ëndrrat që i lamë në mes.

U deshëm,që fëmij,bashkë e kaluam rininë!…

Duaje dhe pêr mua,mos thotë më,”për ty vdes”!..

Copyright Ardian Muça..!