“Duaje këtë tokë”…!Zymer H.Haliti


Zymer H.Haliti

“DUAJE KËTË TOKË”…!

Arën e babës mos e shkel

ti, që i huaj je në këtë vend

kthehu andej nga erdhe…

se fjalët e babës i mbaj mend

Bir,këtë tokë të lashtë

të lë amanet për jetë

duaje si unë e kam dashtë

dhe mbroje me nderë

Mos lejo kurrë birë,këtë tokë

të huajt ta shkelin me këmbë

si e mbrojte dje mbroje dhe sot

gjyshërit këtu eshtrat kanë lënë.

Me gjak është ujitur kjo tokë

nga dëshmorët nëpër vite…

ndaj të gatshëm jemi edhe sot

për t’i mbrojmë tokat tona Ilire.