Duam të kemi një shtëpi-Besa Januzi-Rexhepi


Besa Januzi-Rexhepi

Duam të kemi vetëm një shtëpi

Nuk duam të endemi e të tretemi rrugëve të gjata që nuk kanë fund nëpër botë,

Ta ndërtojmë një shtëpi me mure të forta të palëkundura.

Shtëpia jonë duhet të jet e bukur shumë,

Mbushur me gëzime, lumturi e mirësi,

Të mos përplasemi me urrejtje e dëshprime, por të kemi paqe e harmoni.

Të kemi një shtëpi me themele të forta,

Në kopshtin e trëndafilave me aromë,

Mu aty ku bilbilat këndojnë, hedhin valle,

Zemrat tona të mbushen me gëzim.

Dua të kemi vetëm një shtëpi,

Atje ku i kanë varret gjyshërit e mi,

Në kopshte fluturat të vallëzojnë ngadal!

Pëllumbat në qiell të fluturojnë të lirë!

Michigan 2022

( ripostim nga viti i kaluar)!