DUARARTI


Eqerem Canaj


– Selman Pazos –

Burre urtak i vranishnjot,
bir i rralle ate rreze mali,
ben ta kapesh, s’e kap dot:
duart e tij zbutin sterrallin.

Nje artist qe pertyp gurin,
e ben brume, i jep forme:
ben flamure apo shqiponje…
cula e gurte behet kenge.

I thjeshte eshte si e verteta,
te tille fshati s’ka te dyte,
buze Shushices do ta gjeni,
mes bilbilave pertej ne pyll.

Se duararti s’do t’ia dije –
diten jeton me njerezit,
nates bashke me yje,
agut qe do te vije :

do i gjesh ne dore nje fyell…

Fantazia gdhend gurin,
edhe guri behet muzike,
kendon lumi kenge burrash-
edhe kenga behet drite :

ne te Selmanit duar!

About Post Author