Duart e nënës-Adelina Pali



DUART E NËNËS

Duart e nënës janë si një kopsht i bukur, ku në çdo gisht është një fije e jetës sonë. Ato, me kujdes dhe dashuri, na mbledhin në gji, duke na ngushëlluar çdo dhimbje dhe duke na dhuruar siguri për çdo sfidë. Çdo lëvizje e dorës së saj është një premtim, çdo fjalë e saj na bën më të fortë edhe kur bota përreth nesh është e ashpër.Tek duart e nënës, çdo gërvishtje e jona bëhet një plagë e shëruar në zemrën e saj. Një puthje e saj mbi ballin tonë, një përqafim në ditë të vështira, çdo gisht që shtrëngon dorën tonë, është një akt magjik që na jep fuqi për të ecur përpara.Sa herë sytë tanë kërkojnë mbështetje, duart e nënës janë aty për të na ndihmuar të ngrihemi. Ajo kurrë nuk nguron, kurrë nuk lodhet, sepse duar të tilla janë të formuara nga dashuria më e thellë dhe nga një shpresë e pafund.Ajo di të mbajë në duar çdo ëndërr dhe çdo pasion të fëmijës së saj, duke ua dhënë ashtu siç mund vetëm një nënë – pa kushte, pa asnjë lloj frike.
Duart e nënës janë më shumë se sa krahë për të na mbajtur; ato janë pasqyrë e zemrës së saj, e cila, si një burim i pashtershëm dashurie, na udhëheq përmes jetës, madje dhe kur ajo vetë ndjehet e lodhur. Ata janë duar magjike, që krijojnë botën tonë, që na ndihmojnë të ngrihemi pas çdo rënieje, dhe që gjithmonë na mësojnë se, asnjëherë nuk jemi vetëm.
Ajo është gjithmonë aty për ne me duart e saj që i ngjasojnë një kopshti të bukur magjik.
Ah, ato duar, duart e nënës….