DUART



Anila Rezhda

~DUART
Janë pjesa më magjike e trupit, *gym*tyre, pjesë të lëvizshme.
Duart të prekin dhe të rrënqethin, të përqafojnë, të ngrënë hopa, të përkedhelin,të rrahin, të mbysin.
Nuk është e rastit që Duart lidhen së pari me pranga!!!
Duart të lënë ndjesi të ndryshme, varet kush t’i jep.
Populli i mençur thotë :”i zë dora” për atë që është punëtor.
Nga një prekje dore fillon ajo turturë magjike që quhet dashuri.
Bebushat tmerrohen kur i prekin duar të njerëzve të këqinj.
Duart maskohen me dorashka plastike në prekjet Mjekësore që të mos lënë ndjesi tek pacienti.
Duart e zonjave të salloneve mondane, zbukurohen me dorashka të kushtueshme, që xhestet e tyre joshëse të jenë të predominueshme, të dukshme.
Duart e femrave përfundojnë në thonj të lyer që lëvizjet e gishtave të udhëheqin mashkullin në peripeci erotike.
Duart tregojnë nivel pasurie ndaj gishtat rëndohen me unaza dhe ora të kushtueshme.
Duart janë dëshmimtaret e punëve që bëjmë, e rënde, zyrtare, fare.
Duart shprehin identitet politik ndaj në mitinjgje kemi formulime idesh me gishtërinj.
Duart fyejnë nga pozicioni si ti drejton tjetri: “dil përjashte”, “unë të shtrydh si lemoni”, “une të vras”, “unë do hy në marredhenie sexuale me femrat e familjes tënde”(Thënë gjatë).
Duart mburren kur i bijen gjoksit, krahëve, barkut me bebush.
Duart bëjnë xhestet më antihigjenike që ta shpifin.
Duart kryejne 90% të aktit sexual me prekjen e hartes trupore F&M ndaj meshkujt preferohen me krahë muskulozë, të fuqishëm, duar të egra, të regjura.
Duart krijojne Artin: muzikë, pikturë, skulpturë…
Duart punojnë.
Duart e Uria Hipit pikonin djersë të ftohtë dhe të ndyrë ndaj ai shkruante fate të zeza dhe shuante jetë të dashuruarish.Kam prekur duar teë tilla dhe jam tmerruar!
Duart shiten në shoqëri, rendimenti i tyre përcakton rrogën.
Duart shkruajnë idetë e mendjeve të ndritura, ndaj burgosen personat me ide paqësore, që duart e tyre mos qëndisin ide popullore.
Pushtetarët në podiume fitojnë popull nga mënyra si tregojnë bujarinë e gjithçkaje që do falin, bukë, bereqet, sheqer, m**

Duart e mija unë i adhuroj, thonë se me to shprehem më tepër se sa shikimi im.
Im Atë kishte humbur dorën e majtë nga bombat e Gjermaneve dhe u bë Inteligjenti dhe zyrtari me i lartë i një shteti, ekonomisti më i shquar.
Kurrë nuk deshi lemoshë, kurrë ndihma sociale, kurrë as një kothere bukë pa i punuar vetë dora e Tij e Artë e Vetme, e djathtë.
Duart e mija shkruajne me ❤️ për Ju, Nila

About Post Author