Duke ardhë mesditë-Ethem Cipi

Duke ardhë mesditë

Deti është tinzar,

Po e them pafrikë,

Puthi gjinjtë e grave,

Duke ardhë mesditë.

Deti është Don Zhuan,

Aventurier përdreq,

Puthi gjinjtë e grave,

Dhe shkoi me Zejnep.

Ethem Cipi