Duke bubërruar në jetën e kryeqytetit-Nga  Dr. Selman Mëziu   


                                                                   Reportazh

Dr. Selman Mëziu  

        Ecja disi i menduar. Pasqyruar edhe në ballin tim.  Kuptohet në sytë që nuk kishin shkëlqimin e zakonshëm.  Rrotulloja kokën që ato të përpinin peisazhet në ndryshim. Nuk po perceptoja se kur e ku i kisha parë kullat që puthnin minaret e xhamisë së vjetër. Një tjetër pas pallatit të kultures do të ngjitet për t’u bashkuar me qiellin. Duken tani panelat rrethuese dhe kullat e hekurta të makinerive shpuese.  Sigurisht i kanë futur në shtrung, jo për t’i ‘’mjelur,, por për të shkuar në zemrën e truallit të kryeqytetit. Lokalet ziejn si zgjua blete, veçse jo duke fluturuar, por njerëz, gjithë moshash të ulur në karrike ose kolltuqe të buta. Njerëz, atobuza, makina, biçikleta e patina në levizje. Kuptohet gjithë kush udhëton në kahje të detyrimeve të ditës.  Po nesër çfar do të ndodh vallë?

15 kateshi

                           Përulësia e pishës dhe autobuzi urban

        Shatravani hidhte ujin që rrezëllinte nga dielli i tetorit. Temperaturat ngjiten edhe 21° celsius. Udha përmes drurëve zbukures kishte stola në ansore. Të moshuar, ulur për pushim, çlodhje, po thithnin ajrin e pastër në mes tyre. Një pishë e përkulur me kurorën e dendur me degëza e hala të gjelbërta. I falesh tokës që e ushqente. Si shkëmbim, ajrin e pasuronte me oksigjen. Pallati i kulturës nga prapa në formën e germes  ‘’U,, gjelbëronte ende bukuri ndjellëse. Ai sigurisht i ban karshillek kohës së kullave përqark.

      Vendosa kamën e djathte në autobuzin fizarmonik. Hyra brenda dhe u mbështeta në hekura. Sedilet e pastra ishin të zana. Dyshemeja ‘’vuante,, vetëm mbeturina biletash. Të rinj me çanta shpine hynin si në shtëpinë e tyre. Por edhe gra e burra me çanta me ushqime në duar.  Veshjet e gjithësejcilit ndrisnin nga pastërtia.  Të rinjëve ju dukeshin kërcinjt e kamëve. Pantallonat xhinse ishin të grisura në gjunjë ose me penja në fundin e tyre, aty ku takonin atletiket ngjyra ndryshme. Flitnim me za të ulët me njëri tjetrin. Dikush shikonte përmes xhamave peisazhet e ndryshme. Rrapet kanë fituar qytetarinë e nderit anash udhëve në kryeqytet. Pallate e kulla të ngjyrave e formave të larmishme krijojn mozaiqe. Tirana një kantjer ndërtimi kullash e pallatesh, udhësh e ndonjë lulishteje.

   Një za i hollë e i  amël vajze që vinte nga autopolanti, përsëriste në shqip e anglisht emrin e stacionit ku ndalesh. Degjohesh stacioni Mine Peza, terminal, pallatet e verdha, Instituti. Këtu u ndala se mendova që nuk e dëgjova mirë. Tanima ka pothuajse 30 vjet që Instituti Bujqësor në Kodër Kamëz është emërtuar Universiteti Buqësor.  Megjithatë ka mbetur emërtesa e vjetër. E kjo ngjan shpesh me një qejf mbetje kohe, mirëpor bie fjala Zogu i Zi, te brraka, te stacioni i trenit ku ka pothuajse 20 vjet që është zhdukur, te shallvaret etj. Relike të kohëve të kalueme të pa fshira nga kujtesa e tiranasve.

    Biletën, – dëgjova zërin e kontrollorit me kartelën njohëse me emrin dhe fotografinë varur për qafe. Nxora biletën dhe ia dhashë. Ai e mori,  i pa numurin e serisë, e çau paksa dhe ma dha duke më thanë: – Urdhëroni. Një i ri u çua nga sedilja ku ishte ulur duke më thanë: -Ulu xhaje.  Faleminerit, – i thashë dhe zura vend.  Shumë prej syreshëve në autobuz shikonin telefonat e xhepit. Vetëm me këtë veprim nuk kishte dallime moshash.

   Arritëm në qytetin e Kamzës. Në sipërfaqen e rreth qarkullimit  mungonte kali i derdhur në bronx. Tani dy cedra të vegjël degë hapur po vegjetojn. Vallë çfarë do të ndodh me ato pas njëzetë ose tridhjetë vjetësh? Pylltarët e lulishtarët me shkollë mund t’a dinë. Zakonisht ato në këto kohëra ‘’politikanësh gjeni,, nuk i pyesin. Sigurisht ndryshimet vazhdojn. Të vogla e të mëdha,  me vend ose pa vend, ato kryhen. Randësi ka që peisazhet e krijuar nga njeriu të pësojn transformim.  Të përkohshëm do të jenë apo të përhershëm e dinë vetëm ato që bëjne politikë.

                                 Telefoni i xhepit dhe  floriri

         Nata sapo mbuloi gjithëçka me mantelin e zi. Mirëpor udhëve të ngushta të kryeqytetit, fatmirësisht ndritin llampat, vendosura në krye të shtyllave të nikeluara të neonit.  Ngjita shkallët dhe hyra te djali i dajës pasi trokita derën.  Dajavica më priti krahë hapur e mbushur me sytha gëzimi.  Pasi u pyetëm ashtu qetësisht me tha:- Burri nuk me ka ardhur. Ndërsa fëmijët nuk i kam këtu.  Ndërkaq fytyra mori pamje të mërzitur.  Kuptohesh ndryshimi. Sëmundje e re dhe e vjetër.

      Me vete mendova se edhe në qytete ka ramun’’mortaja,, e vetmisë. Ndërsa mijëra fshatra e fshatar janë zhdukur. Ato i rritën nanat e baballarët e ikën.  Diku larg, pas malesh, detesh e oqeanesh. Ikanakët shqiptar janë mbjellur kudo nëpër botë.  Pasi më solli filxhanin e çajit me një thele limoni, doli nga dera e blinduar.  U kthye edhe daja i vogël, mësues e drejtor i një shkolle në kryeqytet.

      Sa hyri brenda  e shoqja përshëndeti: Mirëmbrama. Çifti panë në sy njëri tjetrin me një buzeqeshje të ambël. Ndërsa kullotnin vështrimin në dhoma e koridor. Sikur kërkonin diçka të humbur. Sakaq dëgjohet zilja e telefonit të xhepit.  Dajavica buzëqeshi paksa. U ul në divan. Atë e vuri përpara dhe filloi bisedën me vajzën në gjermani. Asaj i shkelqyen sytë, si  rrezet e ylberit pas shiut.  Sapo mbaroi i ra ziles të telefonit të xhepit. U dëgjua zëri i njërit prej djemëve në Londër: -Nana nuk kam kohë po gatuaj. Do të telefonoi ma vonë. Nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shtërngonte në duar telefonin. Sakaq u kthye nga unë duke përshpëritur plotë mërzi:

– Mjer nanat e shkreta sa vuajn.  Një jetë në vetmi.  Pa fëmije e buzeqeshjen e tyre.  Gjysma e së keqes që ju shikojm fytyrën në këto telefona. Brenga e mallit sikur zbutet pak sa. Mirëpor ne vuajm shumë- më tha ajo sikur më lexoi mendimet e mia dhe vazhdoi:

-Na mungon dashuria e tyre. Na mungon zëri i tyre, prania e tyre. Mjerët nana që ju ngjajnë trungjeve të pemëve pa degë e fruta. Ndërkaq hodhi sytë nga daja i vogël. Ndoshta për ta ngushëlluar edhe atë.

      Udhëtoja këto ditë, fund tetori, udhëve e bulevardeve të kryeqytetit.  Shikoja dyqane me vitrina zbukuruar me varse, unaza, kollane floriri që ndriçoheshin nga llampat. Reflekset tërhiqnin kalimtarët e ‘’korrnin,, ndonjë blerës. Pastërti, ndriçim që shkëlqen. Blerës të rralle që hynin brenda.  Bukuri që vret shumë kalimtar.  Sa mirë që nuk mugon azgjë nga këto. 

          Nuk befasohesh kur shikon dyqanet PHON (telefona xhepi) me qindra të tillë. Ngjitur me ato të floririt.  Ato janë vendosur plotë art, ku rrezëllojn kulturë e hijeshi. Shikojm blerës që hynë e dalin pa pushim. Tani me këto lloje telefonash janë paisur të gjithë. Kuptohet, janë kthyer në mjete pune, komunikimi, çmalleje pse jo edhe kohe të vrarë. Mirëpor librari me vitrina botimesh, shumë rrallë pashë. Biles edhe mjaft, që kanë falimentuar. Sigurisht shkapetje teknologjishë.   E këto sjellin edhe viktima.

    Kujtova në këto momente nusen e dajës, që shtërngonte fort telefonin e xhepit. Ai ishte bërë pjesë e jetës së saj. Aty ajo dhe qindra e mijëra të tjerë çmallen me femijët e tyre të syrgjinosur. Jeta e tyre është e ftohtë akull, pa fëmijë. Jashtë syve e kujdesit të nanave të dhimshura. Por ja që, me zemër të plasur duhet t’i shkojnë kohës prapa. Udhët e bulevardet e Tiranës filluan të boshatisen. Nata e qetë ra mbi gjithëçka. Një ditë e re plotë zhurmime do të filloi. E kështu pa mbarimisht ngarkuar me shqetësimet e gëzimet e kohës.

                   Skulptura mbeti këtu, krijuesi i syrgjinosur

Skulpturë me derdhje.

Autor-Bashkim Sadiku.

Universiteti Bujqësor.

  Kisha kohë pa kaluar mjediseve arkitekturore të Universitetit Bujqësor në Kodër Kamëz. Ndërtesat e fakulteteve ishin shumuar e bojatisur ngjyra ndryshme. Peisazhet e gjelbërta binin ne sy menjëherë. Ato ishin me katëzime ku shquheshin format e ndryshme kurorash e llojesh shkurresh dhe shkurëzash zbukuruese. Të gjitha këto të thithnin brenda botës se gjelbërt  duke të dhuruar gadi – gadi kënaqësi hynjore.  Ndryshimet ishin  të shumta. Fakultete, laboratore të shtuara me arkitekturë falë mëndje mprehtësisë të inxhinierëve e arkitektëve.  Makina të shumta të parkuara ose qe leviznin pa pushim. Gjallëria e studentëve dhe e mjediseve të ndillnin emocione të forta.

       Ndërsa laboratori i vogël i meteorologjisë nuk kishte levizur. Ai u projektua e u ndërtua kur Profesor Temo Mandili ishte gjallë.  Ishte  ide dhe realizim i këtij sheperioti.  U gezova qe ai i kishte rezistuar kohës me elikat për matjen e shpejtësisë së erës. Vërtet i ngjanin një shqiponje në fluturim. E nëpër mend më erdhën orët e landës së meteorologjisë, këtu në këto mjedise të kulturuara e ndjellës kënaqesie.  Ju bëra disa fotografi këtyre peisazheve krijuar nga mendja e kujdesi i peisazhistëve pedagog të universitetit.

        Ne anën e poshtëme të udhës kryesore që të çon në bibliotekën ‘’Mentor Përmeti,, Fakultetin e Pyjeve, ish shkollën e femrave Qiriazi,, me pas godinë qeveritare dhe Fakulteti i Pyjeve, shikoi ndërtesa të shumta. Ndërtuar njeshtërisht me arkitekture të pelqyeshme. Poshte tyre djerrina të shkretueme. Pedagogu Bajram Xheku kujton në librin e tij, si pyll me lisa. Ndërsa unë ruaj të freskët një peisazh vreshti bukuri tërheqës, për nga pamja dhe si prodhues rrushi tavoline me ambëlsi e shije mrekulluese etj.  Ai shërbente si laborator i Fakultetit te Agronomisë dega e pemtarisë ku kryheshin praktikat mësimore.

    Në dalje të universitetit të bie në sy një skulptur shumë planëshe, basoreliev,kuptimplote për misionin pas universitetit të studentëve. Ai është krijuar me skelet hekuri dhe çimento sigurisht edhe me përzierje të tjera. Më kujtohet ishin vitet 1980 kur ajo hyrje u zbukurua me këtë skulpturë me përmbajtje të thellë e realizuar mjeshtërisht nga skulptori dibran Bashkim Sadiku.  Fatkeqësisht prej shumë vitesh jeton i syrgjinosur nga vendlindja.

                             Kali i Gjergjit dhe varrezat

    Në arteriet e kohës udhëton njeriu. Ai i vetmuar, si murator shkrimtar apo shkencëtar lenë gjurmë në shtigjet e jetës në fshatra apo kryeqytetin e pas vitit 1920.  Kafe Flora ishte prej shumë kohësh një ndër ma të preferuarit për cilin do. Aty në kandin ku ndahen udha e Durrësit dhe Mine Peza. Erdhën momentet trupëzimit të shoqërise, ekonomisë. Kjo ndodhi në fillimet e viteve ’90. Edhe kjo kafene u qetësua nga zhurmat e klientelës. Aty ra heshtje varri.  Pas disa vitesh u rizgjua plotë drita e dhuruar kënaqësi banorëve kryeqytetas. Çuditërisht ajo ruajti emrin dhe funksionin, një dukuri që rrall kushi i ka qëndruar në peisazhin shumë përmasësh të Tiranës.

     Mirëpor aty nga vitet 1920 këtu kanë qenë varreza.  Historia e ka shkruajtur. Njerëzit akoma e kujtojne nëpërmjet trashgimisë së ngjarjeve të familiarëve. Në një bisedë me Njazi Vranezin nga Staraveci i Dibrës së Poshtëme, më tregoi një fakt. Aty rreth vitit 1925, po këtu u varros Ibrahim Vranezi.  E varrosi me shpenzimet e saja Bashkia e atëhershme e Tiranës.  Planimetria e re e kryeqytetit të ri i ngriti, i çvarrosi ato.  E mbi ato vende varrimesh u ngrit kafe Flora e ndërtime të tjera.  Kjo kohë e pa mëshirshme shkatrrimesh e ndërtimesh vazhdon edhe sot. 

Përmendorja e Gjergje Kastriotit

    Ndërsa në sheshin e Tiranës u ngrit përmendorja e heroit kombëtar  Gjergj Kastrioti me kalin e tij ngajdhimtar.  Unë qëndroi para tij, këtë mëngjez fund Tetori. Hedh vështrimin përqark duke u përpjekur të gërmoi në zgafellat e kohërave për të gjetur deje  gjaku e jetë dibranësh.  Mirëpor aty pranë më vjen një meso burrë me një karrike në duar. E vendos atë në një hapsirë boshe.  Ulet. Përpara vendos firzamoniken. I krehur për bukuri e veshur me kostum të zi, këmish borë të bardhë dhe kollare të zezë me pikla të kuqe. Ai filloi punën duke i ramun asaj. Në pllaka një mindil ku njerëzit i hidhnin qindarka.

                   Nuk vonon dhe vjen një tjetër burre thatinë me një kësule, qeleshe të bardhë me një shqiponjë të zezë mbi atë. Ndaloi biçkleten dhe filloi të flasë me firzomaniçistin. Ishte e folme toskërisht.  Ai mbante një shport telash hekuri te timoni i biçikletës. Brenda së cilës dallova buste të vogla burrash, grashë, fëmijësh. Ato mbanin në dorën e djathtë gjysëm të shtrirë flamurin kuq e zi  me shqiponjë.  E këto bashkëkombas me praninë e tyre, më këputën fillin e mendimeve. Mu kujtuan biznesmenët, qeveritarët e politikanët me ndërmarrjet ose veprimtaritë e tyre private.  Varre njerëzish, ndërtesa mbi varre, një shoqëri e brisht kërkon shteg kalimet për zhvillim.

     Sakaq i hodha vështrimin ndërtesës së bankës shqiptare me tulla të kuqe, ndërtuar para luftës së parë botërore nga mjeshtrat italian e shqiptar.  Sheshi shtruar me pllaka gjithë farësh në formë kubeje shumë të butë reflektone nga rrezet e diellit mëngjezor.            

Mbi atë leviznin njerëzit pa pushim në drejtime të shumta.  

                  Përball bankës rrethuar me gjelbërim kemi Pallatin e Kulturës, arkitektur ruso shqiptare, përfunduar aty rreth viteve ’60.  Edhe ky rrethuar me pisha, dushqe etj dhe njolla shkurrezash të ndryshme. Ku shikohen kryeqytetas që ngjitin shkallët për të pirë kafe.  Muzeu Kombëtare me mozaikun e tij duket një xhuxh me kullat qiell shpuese rreth e qark.  Ato duken si makina gjigande të blinduara që ruajn relike te shumta të historisë kombëtare.   Lulishtet përqark të kthyera tanima në pyje të dendura,  duken si pështjellime arkaike pa kulturë kopshtarie, arkitekture gjelberimi me funksion zbukuruese.

      Jeta në levizje të vazhdueshme jo e ballsamosur prandaj ndryshimet duken qartazi.  Mirëpor më tërhoqi  vëmendjen aty pas shtatores së Kalit me Heroin Kombëtar, letra, shishe plastike të hedhura nga do. Në këtë mjedis në zemrën e Tiranës gjithë këto pislleqe.  Mora disa prej tyre, bëra disa hapa, ngrita kapakun dhe i  futa në  koshine tyre plehrat.  Mjerisht plotë njolla ndyrësish nga brenda.   Sepse i mungonte thesi i plasmasit për t’i mbajtur ato e pastaj trasportuar. E kjo pamje më idhëtoi shpirtërisht. E kisha parë këtë mangësi dukuri të pa zakontë,  që nga qendra e  Tiranës e deri në  Kamëz e Laprak.  Mendova përse vallë kjo mënyrë sjellje e qytetarëve dhe ky organizim nga bashkia?

     Nuk dita me ju përgjigj. Hodha vështrimin përmes një zemre në miniaturë ndërtesën mrekulluese të universitetit. Prapa gjelbërimi thelle qetësues i drurëve zbukurues të parkut të madh të liqenit (fatkeqësisht pa emër). Sigurisht shikimi kaloi përmes bulevardit Deshmorët e Kombit qe zbukurohesh nga pisha të larta kurorë vogla, pasoje e moshës dhe e paditurisë të kujdesimeve me krasitje. Gjithëçka në lëvizje makina, njerëz gjithë moshash kulla prej xhamash dhe ndonjëra me skelat rrethuar që vazhdojn të rritin shtatin.  Edhe atje gumëzhin puna.

Xhamia e vjetër dhe kullat

Tetor 2023

*                      *

          *

     Edhe unë po lëviz. Bota kudo në levizje. Levizja të jep gjallëri, rrezaton energji, nëpërmjet të menduarit ose gjymtyrëve e shqisave. Edhe Kryeqyteti shqiptar i ngjanë një makine gjigande biologjke që lufton për hapsirë, për frymarrje me gjithë forcën e mushkrive. Sigurisht kjo varet nga projektuesit inxhiniera e arkitekt, nga politikbërsit.  Pastaj janë inxhinierat e arkitekt e gjelberimit që zbukurojn e pastrojn mushkëritë e banorëve të shumtë. Mirëpor zotruesit e paras po bëjn ligjin në hapsira e kohë.  Kuptohet se udhët e zhvillimit janë të hapura. Mirëpor shtigje priten pa pritur e natyrshëm duhen bamun kthesa.  E ato nuk merren krejtësisht ambëlsisht sepse varen nga timonieri.