Shpesh herë kam ëndërruar,për një Paqe në Botë
duke bërë në mëndjen time,udhëtime imagjinare
duke shkuar nëpër vende,që si i magjinon dot
shkatërruar dhe djegur,nga luftërat–barbare.
Me Pëllumbin e bardhë,bashkë sikur kam udhëtuar
me Sqepin mbante,degën e Ullirit me gjethe plot
në udhëtimin imagjinar,sëbashku,të dy kemi shkuar
duke kërkuar nga të gjithë Popujt,një Paqe ne Botë.
Dega e Ullirit,që Pëllumbi me sqepin e tij mbante
është pema e shenjtë e Paqes,për të gjithë në Botë
era e djegur e barutit,donte gjethet të na i thante
por në udhëtimin tone,gjethet e Ullirit,nuk na i thau dot.
Rendëm,fluturuam në Male,kaluam fusha,Oqeane ,Dete
udhëtuam kudo mbrëmjeve,udhëtuam nëpër Mëngjeze
vetëm dicka na beri ne të dy shumë për vete
që Popujt nëpër Botë,kishin,një fije -Shprese.
