Duke përcjell marsin-Lefteria Rajdho Lici


Poezi nga LEFTERIA RAJDHO LICI

Komenti dhe përkthimet nga SOTIR ÇATI

—————————————–

…Duke përcjell marsin, ju sjell të pëkthyera tri poezi të poetes , në të cilat do të takohemi me pranverën që ka ardhur me të gjitha bukuritë e ngjyrat, me një poezi -hymn për gruan, me njerëz që vuajnë e kanë nevojë për mbështetjen e dashurinë tonë.

Lexim të këndshëm!

——————————

STINA MBRETERESHE

————————–

Bëj një urë në natyrë, të kalojnë aromat,

të çelë prapë pranvera,paqja në zemrat tona.

Ia dorëzoi çelsat shkurtit të bardhë,

përqafuar me aromat,pret Hënën që të dalë.

Pranvera erdhi qetësisht, vjen dhe jetën zbukuron,

mbuluar me lule qershie, gjithësia kundërmon.

Mes dritës ,ardhur yjesh,vjen ajo gjithë qejf,

vjen dhe ylberizon gjithçka,stina mbretëreshë!

Shkëlqejnë horizontet,përqafojnë malet,

fushat ëndërrojnë e qielli përmallet…!

Verbuese bukuria, dashuri nis e dhuron,

ngrohtësia diellore , veç me erosin ngjason!

————————

HYMN PER GRUAN

———————

Kush jam unë?

Jam qenia jote e vlefshme,

që bie jetën në tokë?

Jam shpirti i ndjeshëm ,

që shpërndan dashuri?

Jam forca e unitetit, shoqja e jetës?

Jam nëna, motra, vajza,

luftëtare e së vërtetës?

Po!

Je burimi i lumturisë,

i edukimit,i mirësisë!

E krijimit,e përkushtimit,

e gëzimit , e hidhërimit,

e shpresës, e bukurisë,

e suksesit, e dashurisë,

e ndryshimit të shoqërisë!

Po!

Je e vetmja!

Je krijesë e Zotit,

Je uratë e Perëndisë,

je i jetës burimi,

je simbol i vetëmohimit!

—————————————————

VETMI…..

—————-

Nat’ e akullt e unë mbërdhij,

mes errësirës, në vetmi.

Si guackë e hedhur,

në një cep të nëmur…

Hedh sytë në qiell

e i lutem Zotit,

i heshtur, i braktisur,

në mjerim i zhytur!

Njoha injorimin,

oh, sa më plagos!

Ngjan me një tufan,

çdo ditë më fundos!

Vetmi, ti, ulërimë,

qenke plagë pa shërim

shoh fantazma rreth e qark,

në mjerim …pa afat!

Jetë e ashpër brenda shpresës,

me gdhende rrudha në faqe,

pak mëshirë vetëm dua,

njerëzillëk, të mos vuaj!

——————————————

Fund.

————————-