
“Duke pritur autobusin” përkthyer nga irma kurti
Jam duke pritur autobusin
Shumë autobusë kalojnë pranë stacionit
Ata shkojnë në vende të ndryshme
Por asnjë nuk më çon atje ku unë dua të shkoj
Jam ende duke pritur, nga dimri në pranverë
Askush nuk kujdeset për njerëzit që presin autobusin
Ata ecin ose vrapojnë
Unë nga errësira deri në agim pres
Pemët dimërojnë dhe zgjohen,
Kështu bëjnë edhe zogjtë
Qyteti ka mijëra vjet që fle
përveç disa yjeve që zgjuar rrinë.
Distancën me vendin ku dua të shkoj nuk e di
Unë vazhdoj të pres autobusin.
ANNA KEIKO, Kinë
Përktheu në shqip: IRMA KURTI
Në bashkëpunim me GERMAIN DROOGENBROODT
Pikturë nga: Mirek Kuzniar, Gjermani