Duke pritur-Mmoza Maria Ajdhoni


Gjysmëhija e shpirtit tim,
pas një muri jetën e kundron,
strukur pas planetit të asgjëje,
diçka po pret, po ëndërron.

Nuk shfaqet gjë, duket e kotë,
ajo me shpresën përqafuar,
krahëqafë dëshirat i ka marrë,
në duar afshin e përvëluar.

Në vorbullën e jetës mjerane,
ajo magjinë është duke pritur,
dikujt i duket çmenduri,
të presësh diçka të papritur.