Duke pritur ngjarjen-(Hamdi) Erjon Muça


(Hamdi) Erjon Muça

Romanin e autorit Pol Milo, “Medaljoni i Dyrrahut”, e lexova ë ditët e para të muajit Gusht. Ndjesitë që më la nuk mund të thjeshtëzohen në të më banaltat, ( ndaj dhe nuk shpejtova që të shkruaja për të) më pëlqeu apo nuk më pëlqeu; është i arrirë apo nuk është i arrirë; mund të quhet roman i mirëfilltë apo duhet të klasifikohet si roman formimi; është prozë e zakonëshme apo ndryshe; ka mangësi të theksuara apo duhet vënë theksi tek mangësitë për të mbuluar boshllëqet konceptuale të lexuesit. Po t’i përmbaheshim vetëm këtyre aspekteve, do të kërkonim, në një farë mënyre, të thjeshtëzonim historinë e narracionit; për njeriun thjeshtëzimi është thuajse një instikt i kushtëzuar.

Mirëpo siç thoshte Primo Levi; Ne kemi nevojë të thjeshtëzojme botën, por që, përsa i përket historisë, thuajsekurrë thjeshtëzimi rrezulton gjë e mirë, ngaqë, nëse e zëvëndësojmë me atë flegër bote dhe kohe që përshkruhet, intrepretohet, rrëfehet, e transformon të vëretetën me një lloj “trompe-l’oeil” iluzjon optik, ajo dukuri optike që prodhohet kur sfonde të rreme, dritare të rreme, korrniza të rreme ngjasin të vërteta ngaqë duken sikur kanë një thellësi kur përkundrazi janë të pikturuara zgjuarsisht mbi një faqe të sheshtë, të cilën nuk e vërejmë. Kur arrijmë të kuptojmë mashtrimin, dukuria përfundon. Atëherë kur thjeshtëzimi mbisundon kompleksitetin e dukurive dhe të relacioneve, krijohen fetishe epistomologjike, që ngatërrojnë paragjykimet, mes të cilat kritikët, historianët dhe filozofët mbeten jo pak herë robër.

Romanin “Medaljoni i Dyrrahut” të Pol Milo-s nuk mund t’a quaj letërsi ndryshe, jo për gjë, por shekulli që shkoi na dha plot ekzeplare të tilla, dhe nuk them vetëm në letërisnë botërore, por edhe në atë tonën, kombëtare. Mjafton të sjellim në kujtesë romanet Shkaba, Karpa, Qyeti pa reklama, e sa e sa të tjerë ekzemplarë. Mirëpo mund edhe t’a quajmë si letërsi e tjetër lloji; ja pra se si po të duam merr jetë paradoksi.

Pol Milo e nis romanin me një sfond zanor; nuk na paraqet personazhin por atë që personazhi, në atë zgjimpërgjumje, ose dormiveglia siç e quajnë italianët, dëgjon; lajme nga një dispozitiv i ndezur rishtas apo i harruar ndezur natën e shkuar, por që në gjumë të thellë nuk arrin të pushtojë vetëdijen, ndoshta subkonshon po, por jo vetëdijen, atë nis dhe e kontamionon me afrimin e zgjimit, në atë çast kur edhe zhurma të tjera nisin dhe kontaminojnë.

Si stilisitkë kjo i përket kinematografisë, dhe ja që del se ky roman është i një letërise ndryshe, mirëpo dukuritë e kontaminimit i gjejmë edhe në shekullin e nëntëmbëdhjetë, tek “Martirët e mosnjohur” të Balzak-ut, në shekullin e njëzet tek “Plaçkitësit” e Faulkner-it.

Ky klasifikim, pra letërsi e tjetër lloji, nuk e di se përse më tingëllon i stonuar; dhe më vjen në mendje pyetja që Gep Gambardella, tek filmi, “La Grande Bellezza” i bën asaj thuajse artistes që godiste muret me kokë, çdo të thotë Vibirime? Vibrimet kish qenë përgjigja që ajo i kish dhënë kur ai e pyet se përse i binte mureve me kokë. Ajo nuk e dinte se çfarë ishin vibrimet. Përdorte terminoligji të cilës nuk ia dinte kuptimin, ose-ose që nuk kanë kuptim.

Mirëpo këtë tjetër lloj disa të tjerë e kanë marrë si një handykap, ngaqë e gjenë këtë roman si të segmentuar, me devijime të pakuptimëta. Këta duhet të jenë ithtarë e të lineraitetit historik, dhe nuk e kuptojnë anakronizmin, efimerimizin, opinapilizmin të cilin mbështesin. Janë njerëz që duan me doemos që nga pika A të përfundojnë tek pika B; por pa më thoni, cili është ai individ që edhe kur mendon arrin të mbajë të qëndrueshëm një lienarizëm.?! Vetëm se brezi im, të cilit Pol Milo i përket, janë rritur duke luajtur me Mario Bros; Mario e kishte të drejtë rrugën për të shkruar tek princesha, (unë nuk ia kam dalë kurrë të shkoj deri në fund, im vëlla po, por unë kurrë, më mungonte përqëndrimi), mirëpo jo pak herë Marion e zbrisnim poshtë për të marrë monedha, e ngjisnim lart për tu gjigandëzuar, apo liliputëzuar, ishin të gjitha devijime që ia ndërprisnin lineritetin.

Nëse lineariteti, apo vijimësia, që për disa, i mungon këtij libri, është jetësore për prozën e mirëfilltë, duhet të eleminojmë një pjesë të konsiderueshme të prozës njerëzore, thuajse që nga fillesat e veta, duke e nisur me Satiricon-in e Petronios dhe duke përfunduar me kryevepra të shekullit të njëzet siç janë “Uliksi” i Jyce, “Nesër Fluturohet” i Faulkner, “Ishulli i një dite më parë” i Eco-s ose edhe “Ngathtësia” e Milan Kundrerës; lista është ende më e gjatë por unë dua të ndalem këtu.

Mirëpo ky roman është diçka më tepër se një debat paradoksal. Në një formë krejt tjetër, duket si një lloj zbërthimi pragmatik, me terma jo metaforik, kjo bazuar në atë që na thotë Nieztsche, që të vërtetat janë metafora të cilave ua kemi harruar përdorimin. Duket sikur ka një lloj lidhje intelektulae me Michel Foucault dhe me anë të mundësi-dijes pasqyron me një panoramë bashkëkohore debatin e Fontenelle, “Disgresioni mbi antikët dhe modernët”. Pra me anë të një medaljoni, fiktiv apo real, të shtrenjtë apo prej llamarine, ezoterik apo banal, Pol Milo na paraqet atë që ka më tepër rëndësi; meskinizmin e njeriut. Kësaj krijese që mendon perëndi, beson perëndi, ndjek prerëndi, gjithçka pa bratrisur institktet më primitive. Na përball me emigrime antike, dhe projekt emigrimesh bashkëkohore, etje antike dhe etje moderne, paradokse antike dhe moderne. Ndjejmë që nga filimi deri pranë fundit hije të komplotesh ezoterike antike të cilat duken sikur do zbulojnë të vërteta që mund të ndryshojnë të tashmen, ngaqë, siç thotë Fontenelle; kemi krijuar një lloj bindje sikur antikët ishin më të mirë, të zotët se ne, kjo ndoshta për arsyen se duke qenë më pranë zanafillës, në kohë, njohnin të vërtetën.

Vetëm se nuk ka të vërteta, dhe zbulimi i të vërtetës pa të vërtetë, krijesën e njerëzore e lodh; i duhet pak pushim.

është sikur Beckett duke shkruar “Duke pritur Godotin” të mos ndalej vetëm (virtualisht) tek do të vijë apo jo Godot, por të fuste në skenë edhe pyetjen nëse ky Godot, që do të vinet ose jo, do të ishte me të vërtetë Gogod apo nuk do të ishte aspak Godot?

Kur Pol Milo më tregoi se kish nisur një roman, më tha se kishte ndërmend të shkruante diòka të thjeshtë, të llojit komercial, mirpo kur e elxova e kuptova që Pol Milo gjëra të thjeshta e ka të vështirë t’i shkruaj. Dashur pa dashur, inkosho e tij ia ngatërron konshos punët me mëdyshje fiozofike. Romani, ndonëse të fshehur pas satirës, fsheh mëdyshje ontologjike: esenca e një gjëje është, potencialisht, gjithçka gjëja është. Që nga fillimi deri në fund, Pol Milo, e vë personazhin e vet në mesin e një përplasje, mes të vërtetës ontologjike dhe asaj llogjike.

Ndaj dhe ai lodhet, shumë, dhe i duhet pushim.

(Hamdi) Erjon Muça

Pisa 26-01-2024