Duke pritur pranverën…Lefteria Rajdho Lici


Poezi nga LEFTERIA RAJDHO LICI

Komenti dhe perkthimet nga SOTIR CATI

…Ne prag te pranveres qe eshte nisur e po vjen, takohemi perseri me poeten dhe me vargjet e saj,duke mbyllur keshtu dhe ciklin e pare te perkthimeve per kete vit.

Zgjodha e perktheva per ju nje tufe poezish te bukura te saj , me vargje plot ritem , muzikalitet e bukuri , qe i pershtaten pranveres, stines se luleve, te aromave,shperthimit te natyres e te ndjenjave te bukura njerezore.

———————

DRITA E DASHURISE

—————-

Çel lule dashuria e ngjyros shpirtin,

erosi vershon plot ndjenja

e ne qiej bashke shetisin.

Sa i ngjan dallges se detit,

te pranveres bukuri,

gjethet tek i shkund me naze,

porsi ere e si Veri.

Pasqyra e syve te saj,

gjithe gezimin reflekton,

qe buron aty, te buzet,

edhe zemren dritheron.

Ja, nje yll me ka zili,

n’ate fllad, ne te gdhire,

me lulet me genjen

dhe ne vesh me peshperit.

Me kujton ndjenjat e embla,

m’i sjell ne endrra , i shoh,

me nje shikim verbues,

ngjan shume me ate kohe.

Une kerkoj te gjej aromen ,

me emrin”Sinqeritet”,

oh, c’ ndjenje e bukur shume,

ne nje bote plot siklet…

…………………………………………..

…Ishte nje enderr rinore,

ajo qe dashuroi Henen,

ishte nje betim i shenjte,

kishte aleat Pranveren!

Ne sirtar te zemres sime,si mburoje

aty ka mbetur,

si nen ritmet e vallezimit,

aty gjurmet i ka gdhendur.

Gjithe yjet , lart ne qiell,

netet e mia ndricojne,

ne te gjitha enderrimet,

dashurine pikturojne!

——————————————

EROSI PUSHTUES

————

Pekdhelj’ e erosit, porsi mjalte i embel,

trupin me magjeps,dashuria – enderr.

Thur vargje me merak, qe dehin cdo zemer,

bashke na ben e na kenaq, porsi vere e vjeter…

Ne livadhe dashurie, shpirtin qeteson,

perqafon endrrat e mia,trupin ma pushton.

Rreh zemra cmendurisht, zjarr qe nuk shuhet,

zemra rreh , behet me krahe, me gezim mbushet.

Puthj’ e tij pikon mjalte, porsi rrush me ere,

Shpirti ndizet flake,zemra valle merr….

———————————–

PEMA E JETES

———

Kerce, pa pushim, tangon e jetes,

thur,me fije ari, endrrat e zemres

Ndëri shpresat ne deget pa flete,

gjer ne qiell ,qe enderroje vete.

Shkelqe si yll ne qiellin e jetes,

furtunat e rinise,leri pas vetes.

Perqafo Diellin, te artat rreze,

fshih endrren ne rrudhat e Henes.

Pemet e jetes natyra qendis,

programon kohen, besim’i dashurise.

Ngjan me buzeqeshje, me vlera njerezore,

shkund me kujdes, endrrat kohore.

Hidh penelata, buzeqeshje te qeta,

caste te humbura, ne endrra te qeta.

Te vertetat , zbuluar,marshojne ne harmoni

ne faqe te vjetra,…nje jete, nje histori.

—————————–