Duro, o lulja ime!-Sheqere Sina Ozuni


DURO, O LULJA IME!

O lulja ime, sa shumë të dua,

Ti je thesar i shtrenjtë për mua!

Më mungon e dashur, në emigrim,

Duro dashuri se në gjoksin tim

do vijë dita, të gjesh shpëtim!

Dua të prek, dorën tënde të ndjej,

në këtë lodhje veten tek ti, ta gjej .

Frymëmarrja e gjoksit tim je ti,

durimi yt, në shpirt më bën mrekulli.

Besnikëria jote, më bën të fluturoj,

Ëndërroj, në kafazin tënd të qëndroj…

Edhe pse jam larg, fizikisht me ty

E ndjej veten, sikur jam afër aty….

Sepse në në zemra, jemi te duruar,

këtë durim, zoti na e ka dhuruar!

Vetëm duke duruar, do kemi afrim,

Tek njëri-tjetri të gjejmë shërim!

Tek ti shoh veten, shoh perëndinë,

Me ty o lule bukur, do lind fëminë!

Me çdo dallgë, unë do të përplasem,

që pak nga pak, tek ty të qasem!…

Edhe zoti shpirtin e pastër e ndihmoi,

Dhe dy zemra e dashuruara bashkoi!

Ajo dhimbje e emigrimit pati mbarim,

Në folenë e tyre, ata gjeteten shpetim.

Poete :Sheqere SinaOzuni / Shqipëri /

-30 07.2023.

Te drejtat jane te gjitha tè Autorit !