DURO, O LULJA IME!
O lulja ime, sa shumë të dua,
Ti je thesar i shtrenjtë për mua! Më mungon e dashur, në emigrim,
Duro dashuri se në gjoksin tim do vijë dita, të gjesh shpëtim!
Dua të prek, dorën tënde të ndjej, në këtë lodhje veten tek ti, ta gjej . Frymëmarrja e gjoksit tim je ti, durimi yt, në shpirt më bën mrekulli.
Besnikëria jote, më bën të fluturoj, Ëndërroj, në kafazin tënd të qëndroj… Edhe pse jam larg, fizikisht me ty
E ndjej veten, sikur jam afër aty….
Sepse në në zemra, jemi te duruar, këtë durim, zoti na e ka dhuruar! Vetëm duke duruar, do kemi afrim, Tek njëri-tjetri të gjejmë shërim!
Tek ti shoh veten, shoh perëndinë, Me ty o lule bukur, do lind fëminë! Me çdo dallgë, unë do të përplasem, që pak nga pak, tek ty të qasem!…
Edhe zoti shpirtin e pastër e ndihmoi, Dhe dy zemra e dashuruara bashkoi! Ajo dhimbje e emigrimit pati mbarim, Në folenë e tyre, ata gjetën shpëtim!
