Durova-Razije Hoxha


Durova!

Mbi mallin tim,

harrimin tënd!

Durova!

Si askush, askënd!

Durova!

Me durimin e malit,

që borën duhet ta mbajë,

mbi kurriz patjetër,

dhe dimri se lë të marrë frymë,

se përsëri i dërgon dëborë të re,

mbi dëborën e vjetër.

Durova!

Si pemët e vjeshtës,

kur era gjethet ua rrëzon përditë.

Durova si m’i rrëzoje tekat vajzërore,

dhe me erën e mospërfilljes,

m’i fshikulloje krenaritë.

Durova!

Si duroj kur më vrasin,

në rrugën e gjatë,

këpucët e mia.

Durova,se duroi dashuria.

Razije hoxha