Dy brigje-Marissa Ashiku

Marissa Ashiku

Dy brigje

Supet mbuluar

me të njëjtin qiell.

Ti sheh hënën,

unë

lartësinë e zemrës tënde.

🔸Vëgim

Hapa të largët.

Flakë e qiriut

ndriçon emrin e hijes.

🔹Pritja…

Një qiri i ndezur.

Yll i mbrëmjes

ulet mbi gjethe.