Dy duar…Dallandyshe Bushi


 Dy duar… 

Dy duar 

Të shtërnguara 

Në një zemër 

Janë vënë… 

Dy duar 

Të shtërnguara 

Nuk flasin, 

Por shumë 

kanë thënë 

Për dashurinë tonë 

Nënë… 

Dashuri që lotët 

Në sytë e mi 

Të thara i ka lënë… 

Dy duar 

Të mbledhura 

Në gjoks po pushojnë. 

E jotja mbi timen 

Pranë 

Zemrës më

 është afruar. 

Kërkon 

T’i japësh rrahjet 

Se të duket 

Sikur ka ndaluar. 

Kërkon 

Ti japësh jetë 

E ta bësh të gëzuar. 

Të mbaj 

Me krahë 

Dhe të përqafoj 

Të shikoj e buzëqeshur. 

Të dua shumë 

Ngadalë të them…

E ti jetë 

Je, për mua 

Duke belbëzuar 

Ma kthen. 

Gjithë jetën dua që të puth ato duar 

Se kanë aromë nëne 

Se kanë aromë jete

Se dalin me buzëqeshje 

O nënë 

Mbretëresha e një jete. 

About Post Author