DY DYER JETA IME KA
Κa zënë vendin e saj të merituar në historinë e këngës popullore ,si shkruese vagjesh.Shkëlqeu në vitet ’50 duke nënshkruar vargje këngësh të paharruara që kompozuan : Vasilis Cicanis, Manolis Hjotis,Apostolos Kaldharas,Antonis Repanis, Babis Bakalis e tj.Ishte grua që të rrëmbente por dhe kontradiktore me pasione e dobësi.Nuk patohej kurrë me rregullat.
Lindi në Ajdhino të Azisë së Vogël në vitin 1896.Në gjimnazin e Izmirit fitoi diplomën e mësueses.Pas katastrofës mikraziatike u vendos në Athinë.Punoi si aktore ( 1926-1942)Nga mesi i viteve ’40 nisi në moshë madhore të shkruajë vargje duke bashkëpunuar me kompozitorë të kohës.
Shkruajti: ” Dy dyer paska jeta ” Gjulbahar” Perëndime dielli” ” Dashuri të shkuara” ” Jam një shqiponjë pa krahë” etj.
Nga pathosi i saj i sëmurë për bixhozin arriti që vjershat e saj t’ i shiste fare lirë me copë(200 – 300) dhrahmi.Ndjeu në jetë pikëllim e humbje, vdiq në vitin 1972.
DY DYER PASKA JETA
( ΔΥΟ ΠΟΡΤΕΣ ΕΧΕΙ Η ΖΩΗ)
Të fundmen në mes mbrëmjeve
Kaloj në këtë mbrëmje
Gjithë, këdo që me la vrer
Tash që largohem nga kjo jetë
E fal me gjithë mendje.
Çdo gjë është një gënjeshtër
Marrje frymë, lënie frymë
Porsi lule njëfarë dore
Do na presë një agim.
Atje që shkoj më nuk kakon
Ky lot, kjo dhëmbja ime
Mundimet edhe çdo merak
Këtu do mbesin, tokës lart
Po iki me vetminë.
Dy dyer jeta ime ka
Hapa një, depërtova
Kam dalë shëtitje një mëngjes
Dhe pa ardhur mbrëmja, serbes
Prej derës tjetër dola.
Shqipëroi: Lefter Shomo K/505 e.p.α.
