Dy fjalë për një reportazh të tij me vlerë


1)DY FJALË PËR NJË REPORTAZH TË TIJ ME VLERË

MË BEFASOI REPORTAZHI I PETRAQ PALIT, ME MBRESA NGA CEREMONIA E INAGURIMIT TË NJË BIBLIOTEKE PËR LIBRAT SHQIP, ORGANIZUAR NGA SHOQËRIA ” BIJTË E SHQIPES ” NË FILADELFIA.
ISHA DUKE LEXUAR NË INTERNET SHKRIME QË BENIN FJALË PËR MOSMARVESHJET, INTRIGAT DHE DASITË E DISA FARËLLOJ SHQIPTARËSH NË DIASPORË, QË MU DUKËN TÂŒ‚ NGJASHËM ME GRINDJET DHE PËRÇARJET PARTIAKE NE SHQIPËRI E KOSOVË, NDAJ VËRTETË NDIHESHA THELLËSISHT I SHQETËSUAR. NDËRKOHË, SI NJË REZE SHPRESE, MË SHKOI MENDJA PËR LAVDINE E HERSHME TË VATRANEVE (PËRFSHIRË DHE NOSTALGJINË PËR BABËN TIM TË NDJERË, NJË NDËR VEPRIMTARËT E PARË TË SHOQËRISË FAMËMADHE VATRA). DHE TAMAM KUR ISHA I DËSHPËRUAR DHE SI TË THUASH, NË NJË QIELL STERË TË ZI, ME SHI E BUBULLIMA, ME NJË SHPRESË TË RE, MË DOLI ME NJË NJË REPOPRTAZH BRILANT, SHKRIMTARI VLONJAT PETRAQ PALI, QË NA ËSHTË BERË TE “QEPAROI” SI VËLLA I DASHUR, ME PARAQITJEN E MBRESAVE GJURMELENËSE FILADELFIANE. ME KËTË SHKRIM TË KËNDSHËM DHE NGA ANA LETRARE, VETËTIMTHI MU SHFAQ, SI NJË DIELL JETDHENËS, QË SË LARGU, BERI TË GËLONTE NË ZEMRËN TIME, MJEDISI I MIRFILLTË SHQIPTAR, JETA E VERTETË, MIRËSIA DHE SHPRESA.
PARAQITJA BUKUR, ME HOLLËSI DERI NË VOGËLIMA INTIME, TË ATIJ GRUPIMI TË MIRFILLTË SHQIPTAR, ME NJERËZ TË SHQUAR TË DIASPORËS, NË KRIJIMTARINE LETRARO ARTISTIKE E PATRIOTIKE, TË MIRË, TË ZGJUAR E BUJAR, MË GEZOI SHUMË DHE MA HOQI MAGJISHËM MËRZINË QË MË KISHTE KAPLUAR E MPOSHTUR. PO, LAJMI I BUJSHËM, QË MË ENTUSIAZMOI EDHE MË SHUMË, ISHTE PAGËZIMI I BIBLIOTEKËS SË SHQIPTARËVE TË FILADELFIES NË AMERIKË, ME EMRIN E ANASTAS DODES, SHOKUT DHE MIKUT TIM TË HERSHËM, PADYSHIM NJË GJUHTAR BRILANT E I PAPËRSËRITSHËM I SHQIPES.
PA, LERE SE SA U KËNAQA MË POSHTË, KUR PASH FOTOGRAFITË E NJË PROFESIONISTI MJESHTËR DHE PORTRETIN E VET PETRAQIT, ME TË TJERË SHOKË TË MIRË, QË JU SHKËLQENIN SYTË E MALLUAR NGA DASHURIA PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, NË NJË FESTË GAZMORE MIDIS FLAMURËSH TË KUQ ME SHQIPONJËN DY KRENARE, SI TË ISHIN NË “SHESHIN E FLAMURIT”, NË MES TË VLORËS. ATËHERE THASHË: KANE RILINDUR DJEMTE TANË NË AMERIKËN E SHEKULLIT NJEZETENJË DHE PAS KËSAJ, NE, SKA SI TË KEMI MË FRIKË, SE ATA PO NA PRIJNË E DO NA SHOQËROJNË DREJTË PËRPARIMIT, SI DIKUR, TË BASHKUAR ME DASHURINË, ME LIBRAT, SHKOLLAT SHQIPE DHE ME KENGET SHQIPE DHE PO NA JAPIN KËSHTU SHEMBULLIN, PER T’U MARRE VESH ME NJERI TJETRIN, KUDO QË TE JEMI: NE PARLAMENTIN SHQIPTAR, NË MAQEDONI, NË KOSOVE E GJETKË.
NA PRIFTË E MBARA!

.

2) LIBRI “Maja e Luleve”

Çuditem dhe mrekullohem nga rritja transformuese e Petraq Palit. E kam njohur gati 30 vjet më parë, kur punonte si teknik ndërtimi, në Degën Teknike të Drejtorisë së Ujërave në Vlorë. Një mesoburrë simpatik plot energji, gjithnjë i qeshur dhe i gëzuar, që të jepte sa e takoje, miqësi e dashuri. Ai, gjithë ditën lëvizte majë një motoçiklete, për të drejtuar e kontrolluar punimet e rrjetit të shpërndarjes së ujërave për vaditjen në sistemin e bujqësisë së Rrethit Vlorë. Mund të bëhej një inxhinier ndërtimi i shquar, tek e shihje midis skicash e projektesh, apo kur zgjidhte variantet optimale në zbatimin e punimeve ndërtuese, mirëmbajtëse, pastruese e bonifikuese, po kurrë nuk mund të mendoje se ai do bëhej një poet e prozator në zë. Kjo, ndofta se rutina e punëve të përditshme, po dhe dëshira për shoqëri e aheng, nuk i linin kohë të lirë, që të merrej me pasionin që e mbante thellë të ndrydhur në shpirt dhe që ia kish zbuluar dhe nxitur efrymëzuar babai i tij i madhërishëm, mësuesi i merituar dhe patrioti i spikatur, Janko Pali.Mërgimi, në Korfuz të Greqisë dhe në Virxhinia të Amerikës, malli, patriotizmi në gjenezën Jankopaliane e Qeparotase dhe dashuria për vendin e vetë: Qeparoin, që e lindi, Vlorën e veprimtarisë djaloshare, që e zbuloi si ajkën e të rinjve të gëzueshëm, të zotë, të dashur dhe që e vuri në ballin e tyre, si nismëtar e organizator, me epiqendër djemtë e bregdetit, po dhe me shokë e miq nga te gjitha trevat shqiptare. Te gjitha këto, të akumuluara në një mendje të ndritur, origjinale dhe më tej, të përpunuara në art, shpërthyen atje larg në dhe të huaj, dhe u kthyen në mbresa të pashlyeshme në prozë e në poezi. Këto mbresa Petraqi i mban të freskëta dhe i përtërin me ardhjen e herë pas hershme në Qeparo, ku flë e ndrojtura muza inspiruese dhe ku mesa duket, si lejlekët mërgimtarë, po e ndreq folenë, sipas kërkesave të kohës, për të gjetur qetësinë e dëshiruar.
Rrëfimi, si gjini letrare e lehtë dhe e këndshme për lexuesin, nga Petraq Pali, është një kënaqësi e veçantë, ku shprehet thjeshtësia dhe nënkuptohet madhështia e një njeriu të vërtetë, duke mos përjashtuar atë veçori, që autori është prodhimtar i pashtershëm në prozë e poezi, me 13 libra të botuara dhe këto pa asnjë interes përfitimi dhe duke investuar kursimet e djersës dhe mundimeve cfilitëse të një mërgimtari.Sejti internetik dhe shoqata “Qeparoi” është një tjetër veprimtari, që paraqet vullnetin e pamposhtur dhe sakrificën pa interes, të këtij shqiptari të vërtetë, ndërsa Shkolla “Janko Pali”, një mundim familjar, krejt patriotik, vazhdim i traditës së babit të tij të ndritur, një model i rrallë i përpjekjeve të shqiptarëve të Amerikës, sipas shembullit të hershëm të vatranëve të paharruar, kontribues të rendësishëm për vetë ekzistencën e Shqipërisë tërësore, me Vlorën dhe Prishtinën.Një tjetër mësim që na jep Petraq Pali, si rrallë djem të tjerë të kësaj kohe, është kujdesi, respekti dhe shpenzimet financiare që i kushton babit të vetë, të cilit ja ka ruajtur krijimtarinë dhe veprimtarinë dokumentare patriotike, didaktike, shkencore e historike, ka botuar të përpunuar një pjesë prej tyre dhe nuk i rresht përpjekjet për ta vendosur atë në piedestalin që meriton.Petraq Janko Pali, veprimtar shoqëror, në gjirin e Shoqatës se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, ku për 8 vjet, ka qenë nënkryetar, gjëndet hera herës kudo: Në Tiranë, në Korçë, në Vlorë e në Berat, në Çikago, Boston, Miçigan, Washington, Njujork e Toronto, kudo ku mblidhen Shqiptarët dhe jep ndihmën e tij modeste për njohjen dhe ruajtjen e traditave më të mira dhe për përparimin e pandalshëm të Kombit Shqiptar.
Edhe tani, 65 vjeçar, tek e shikoj energjik dhe lexoj e njihem me punët e tij, mrekullohem nga veprimtaria e dobishme e mikut tim të mirë, Petraq Pali, krenohem me të dhe i uroj të ruaj natyrën e tij plot gjallëri dhe entuziazëm dhe të ketë shëndet të mirë e prodhimtari të pashtershme.
Libri i fundit me tregime, “Maja e Luleve”, me parathënie dhe redaktim të Aleko Likaj, është një tjetër arritje me vlerë. Duke e pare titullin interesant të librit, të lind natyrshëm pyetja: Kush nuk i do lulet? Ato, si simbol i bukurisë, erëmirës dhe delikatesës, janë ne qendër të vëmendjes, për njerëzit e ndjeshëm e sidomos për të dashuruarit, të cilët, vetëm me një buqetë lulesh, shpesh, shprehin plotësisht atë që nuk e thonë dot me gojë, si pasqyrim të ndjenjës së thellë shpirtërore, të dashurisë sublime.”Maja e luleve”. Në kuptimin direkt lind pyetja- kush nuk e do majën e lules? Jo vetëm bletët po dhe gumeni, vete e ngulet mbi të e ri gjatë, sodit e thith nektarin çudibërës. Dhe ti ri e lexon këtë libër të bukur me tregime dhe nuk shqite dot, deri sa i numëron faqen e fundit.
Petraqi, natyrisht, i ka shkruar vetë këto tregime realiste dhe mos e besoni edhe kur thotë, disa herë:”Është ngjarje e vërtetë. Emrat kam ndryshuar”. Përshtypje, patjetër që merr, se ai është gjithnjë mes burrash të zgjuar e tregimtarë, po çdo thurrje, ngjarje e intrigë, ta besoni, është sajim vetjak i Petraqit, i talentit dhe fantazisë së tij, i përvojës personale jetësore.
Nuk dua të shtjelloj, apo të komentoj ngjarjet, që aq bukur dhe si një letrar i pjekur tashmë, paraqet Petraq Pali, se kam frikë mos ju humbas kërshërinë, po, ju rekomandoj ta lexoni “Majën e Luleve”, për t’u njohur me personazhe interesant, që hasen shpesh në jetë, po që të fiksohen për shumë kohë në mendje.

Le ti urojmë prozatorit dhe poetit prodhimtar, Petraq Pali, në 65 vjetorin e lindjes së tij, jetë të gjatë dhe shumë libra të tjerë, po kaq të bukur.

3)PAS LEXIMIT TË RRËFIMIT “KRYEPLAKU”

Duke lexuar me vëmendje rrëfimin e këndshëm KRYEPLAKU, të shkrimtarit shqiptaro-amerikan Petraq Janko Pali, hedhur në sitet internetike të Diasporës Shqiptare, natyrshëm nxjerr disa përfundime:

Petraq Pali është një shkrimtar tashmë i konfirmuar me përvojën e tij të botimit deri tani të 17 librave me romane, novela, tregime dhe poezi, e publicistikë prej të cilave në 5 libra është bashkautor. Me iniciativën e tij janë botuar edhe katër vepra me poezi e monografi të babait të vet të nderuar, Mësuesit të Merituar Janko Pali. Këto të gjitha janë shpërndarë te shokët dhe miqtë e tij falas.

Petraq Pali është lexues i kujdesshëm i historisë dhe përsërit e përshkruan me kujdes ngjarje të lexuara apo të dëgjuara gjatë viteve, duke përgjithësuar përvojat e vlefshme pozitive.
Model për të gjithë është qëndrimi ndaj babait të tij, mësuesit të palodhur dhe njeriut euridit e patriot Janko Pali. Po ai arrin edhe deri te vlerësimi e evidentimi i çdo personi të nderuar të fshatit të tij të kapedanëve, Qeparoit emërmadh e më tej, duke shkruar, kujtuar e nderuar shpesh, sa gjen rastin, për shumë nga himarjotët e shquar, trima dhe krenarë.
Petraqi është përherë i dashur dhe njerëzor dhe evidenton sistematikisht ç’është më e mirë në këtë jallane dhe qep me atë fill të artë që i bashkon njerëzit, duke theksuar atë çka është njerëzore e humane dhe jo atë çka i largon, i diferencon dhe i ndanë ata.

Petraqi, publicist korrekt, si shkrimtar dhe qytetar, nuk është partizan i një kaheje ekstreme politike, por politika më e dashur e tij është bashkimi dhe përparimi i shqiptareve e deri i botës mbarë, sipas përvojës së më të mirëve, më të pasurve dhe më të diturve. Këtu qëndron dhe sekreti i marrëdhënieve të mira të tij me të gjithë njerëzit dashamirës, pavarësisht nga idetë e secilit, qoftë politike, fetare apo krahinore, që i përkrah dhe inkurajon pa dallim.
Petraq Pali, si një Qeparotas tradicional, është njeri human deri në shenjtëri dhe dorëdhënës bujar, i predispozuar për të ndihmuar këdo, duke u vendosur këmbëkryq për midis shoqërisë, me modestinë, optimizmin dhe energjitë e tij të pashtershme. Kjo vërtetohet në të gjithë veprimtarinë e tij, por spikat me faqen internetike, “Qeparoin”, ketë vatër të përbashkët të shqiptareve në Amerikë, ku merr nder të jesh anëtar. Ai u thur kurora lavdie çdo bashkëkrahinari, në të mirë e në te keq, sa lind njeriu e deri në ceremoninë mortore të tij, duke kontribuar për t’i ruajtur të pavdekshëm.
Petraq Pali, mërgimtar i hershëm, është politeknik, i shquar gjithnjë në punët e tij, me laura në disa shkolla të mesme, me kategori profesionale në disa mjeshtëri dhe për më tepër njeri i kulturuar në nivele të pëlqyera të vetmësimit, që me vullnet të paparë edhe në moshë të thyer, si pas shembullit të Fan Nolit të madh, përfundoj me sukses edhe Universitetin për Jurist , duke plotësuar kështu amanetin e fundit të babës së vet patriot, Mësuesit të Merituar, poetit, shkrimtarit, historianit, poliglotit Janko Pali.

Nuk mund të reshtësh së shkruari për ketë njeri të jashtëzakonshëm, kryefamiljar dhe prind të kujdesshëm dhe pse kësisoj, siç ndodh shpesh, mund të ndjellësh xhelozinë dhe smirën e ndokujt, që gjithnjë e sheh të zezë anën e mbarë të medaljes jetësore dhe që i sheh gjithnjë njerëzit vetëm si i ka njohur dikur, në stanjacion. Të tillë, që nuk kanë munguar, ai, po me madhështi të krishteri, i ka injoruar me heshtje dhe harrim.

Do ti uroja Petraq Janko Palit shëndet dhe lumturi, forcë dhe krijimtari.
Unë personalisht, teksa shoh ndonjë çapraz e të pa aftë, do e ndjeja kënaqësinë e plot ta shihja Petraq Janko Palin, minimumi, KRYEPLAK në Qeparo dhe madje më shumë… KRYETAR në gjithë Bregdetin, që pret prej shekujsh përvojë jetësore alla Amerikane dhe Evropiane. Kjo ndjenje të lind menjëherë sa lexon rrëfimin “Kryeplaku” te Petraq Palit, të thurur aq bukur, ku renditen fakte të ngjara e të përcjella ndër vite, pasqyrë e mjeshtërisë dhe zgjuarsisë të kryepleqve të bregdetit himarjot dhe të përvojës së tij në drejtim e gjykim.
Dëshira ime u dëgjoftë nga Shqiptarët dhe Zoti, se vërtetë do të ishte një mrekulli, që veç të tjerave do të shuante mallin e pashterur për Atdheun, të këtij mërgimtari mallzhuritur shumëvjeçar!
Nga ana tjetër kështu, hap pas hapi,Vendimet e Qeverisë Shqiptare për ekselencë dhe për përzgjedhje vlerash të shqiptarëve të kompletuar e të dalluar në Evropë e Amerikë, nuk do ngeleshin thjeshtë fjalë boshe, por do gjenin një fillesë e model konkretizimi e zbatimi.
Vlorë,30.06.2011

4)MENDIMI IM PËR

“DARKËN E MADHE NË QEPARO”

.

Rrëfenja historike ” DARKA E MADHE NE QEPARO” e shkrimtarit vlonjat Petraq Janko Pali, me përjetimin e vizitës së ish Kryeministrit Shqiptar, M.Sh. me karrierën më kohëgjatë, të egër e të vrazhdë dhe hakmarrës e inatçor, ka marrë formën e një tregimi me vlera letrare dhe artistike të spikatura.

Atje është çdo gjë e përsosur dhe e paraqitur bukur, duke filluar që nga montazhi fotografik me pamjen e Qeparoit madhështor e piktoresk e deri te balli i të përvuajturit Petraq Pali, ku autori symbyllur e mjekër rritur, ri e mediton i përhumbur në vite, për të kujtuar çka dëgjuar aso kohe, ai vetë dhe bashkëfshatarët e tij, që fatmirësisht janë ende gjallë dhe dëshmitarë okular të ngjarjes së bujshme. Dhe mos harrojmë se, duke mos qenë dashamirës i hapur, apo përkrahës aktiv i komunistëve të kohës, as atë dhe as mësuesin veteran babën e tij, Janko Pali, nuk denjuan t’i ftonin në këtë darkë të madhe të “simpatizantëve dhe komunistëve” Qeparotas..

Në këtë tregim, pasqyrim i një ndodhie të vërtetë zullumqare e gjurmëlënëse në krejt Himarën, ndeshe me tipa e karaktere nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë traditën dhe burrërinë, hipokrizinë dhe servilizmin, besnikërinë dhe ndershmërinë, tradhtinë dhe dinakërinë, po gjithnjë guximin dhe trimërinë, që karakterizon ndër vite këtë fshat të madh, ngujim të hershëm shqiptarësh, që është njëkohësisht sa malor edhe bregdetar.

Në të gjitha rastet në tregimin e bukur të Petraq Palit pasqyrohet vërtetësi karakteri, dhe bashkëbisedimet e protagonistëve duken aq të gjalla e bindëse sa të krijohet përshtypja sikur, jo vetëm autori po edhe lexuesi i thjeshtë, bëhet pjesëmarrës në ngjarje. Aty evidentohet hapur dhe realisht shtypja dhe presioni i egër komunist, ku për t’u dukur shumë i rëndësishëm, Kryeministri mik shtëpie, demonstron madhështi imponuese e huqe personale. “Mysafiri i madhërishëm”, sikur të ishte në dikasterin e tij me një tufë servilësh, edhe midis të zotëve të shtëpisë është gati të shkel me këmbë zakonet e mrekullueshme të popullit tonë, tradita këto të nderit dhe të miqësisë. Nga ana tjetër, këtu me këtë rast, shfaqet guximshëm, diku hapur e diku ndënëzë, njëfarë urrejtje e thellë popullore, që duket edhe te ironia e dukshme, kjo si nëntekst apo metaforë, po edhe direkt, në reagimet për fjalimet pompoze dhe brohoritjet e pavenda sarkastike në këtë tubim brenda pullazit të një dhome të madhe shtëpie.

Vërtetohet kështu fare qartë, guximi dhe trimëria tradicionale e Qeparotasve, për të mbrojtur deri në rrezik jete, zakonet dhe traditat, solidaritetin dhe dashurinë për njeri tjetrin, gati edhe të shuajnë për këtë çmim edhe mëritë e vjetra personale. Kjo të jep krenari të ligjshme, po të kemi parasysh se ngjarja ka ndodhur përball M.Sh., kryeministrit të rreptë më jetëgjatë të Shqiptarëve, që sundoi nën tutelën e Enver Hoxhës, sipas metodave marksiste staliniane dhe që njihej nga të gjithë si dorë e fortë, që godet, gjakos, asgjëson e zhduk pa nam e nishan.

Unë personalisht kam qenë në disa grumbullime e takime fshatçe në Qeparoin relativisht të pasur edhe gjatë jetës së mundimshme në kooperativë dhe me gjithë terrorin e ashpërsisë të luftës së klasave dhe mungesën e lirisë së fjalës, kam vënë re gjithashtu trimëri popullore, kundërshtim masiv për veprime të padrejta imponuese dhe bashkëpunim e solidaritet të përgjithshëm midis bashkëfshatarësh. Ndaj edhe këto ngjarje protestuese e të guximshme, paraqitur këndshëm nga shkrimtari shqiptaro amerikan, Petraq Janko Pali, për analogji, i marr për krejt të vërteta.

Përfundimisht ky tregim i bukur, që lexohet me endje, do përfshihet dhe do të zërë vend nderi, midis vlerave të çmueshme letrare të Petraq Palit.

Vlorë, më 30.07.2011

5)NJË LAJM I GËZUESHËM

Më tërhoqi vëmendjen në T,V. Kombëtar Shqiptar Top Chennel, emisioni ” Deja Vu”, që drejtohet nga gazetari dhe publicisti i shquar Mustafa Nano, në intervistën me Aleksandër Çipa, gazetar i mirënjohur dhe njëkohësisht Kryetari i Shoqatës të Gazetarëve Shqiptarë.
Së pari duhet të nënvizoj faktin e pamohueshëm që ky emision gjithnjë e më shume, në saje të aftësive personale të moderatorit, përvojës gazetareske, euridicionit shumëdimensional dhe përgatitjes serioze nga analisti i spikatur Mustafa Nano, po tërheq vëmendjen e shikuesve të shumtë, duke u renditur në emisionet më tërheqëse të këtij televizioni modern shqiptar, për mua më i miri i këtij lloji, në shkallë kombëtare.

Vlerat e pamohueshme dhe kontributi, sidomos në jetën publike, kulturore, artistike e sportive mbarëkombëtare e këtij T.V., përbën një kapitull me vete, që kërkon kohë dhe kompetencë të posaçme për ta trajtuar, po unë do mundohem të vlerësoj ndjesitë e sotme dhe vetëm për një çështje, që ka lidhje me “Shoqatën Qeparoi dhe Miqtë e saj”.

Siç e dinë, ata qe e kane ndjekur qoftë edhe një herë këtë emision të bukur, intervistuesi duhet të interpretojë pamje që i paraqiten në fotografinë e radhës, zgjedhur me profesionalizëm nga gazetari Mustafa Nano. Në rastin konkret në ekran u paraqit një fotografi me një gramafon të hershëm me hinkë. Mua, sa e pash, më shkoj mendja te gramafoni i mësuesit të merituar qeparotas Janko Pali, se një të tillë e kisha parë në internet, kur e kishte hedhur te “Qeparoi”, i biri i tij, shkrimtari Petraq Pali, tani emigrant, ne ShBA. Ndaj prita me kërshëri dhe me padurim përgjigjen e gazetarit Aleksandër Çipa.

Pilurjoti Aleksandër Çipa, i biri i Lefter Çipës së madh, nderit të Himarës, Vlorës dhe të krejt Kombit Shqiptar, si në të gjitha rastet e tjera të kësaj interviste, u përgjigj me kompetencë, kulture dhe patriotizëm, së pari duke theksuar se ajo që shoh është një aparat transmetimi muzikor i hershëm, identik me atë që ruajmë prej më se 80 vjetësh ne shtëpinë e prindërve te mi, ne Pilur, por, pikërisht këtë gramafon historik, e bëri strumbullarin e shpjegimeve të shumta që lidheshin me Himarën e Bukur, krahinën e tij heroike shqiptare dhe me bijtë e saj të lavdishëm ndër vite. Dhe ajo që më gëzoi edhe më shumë ishte se u përmend, në lartësinë që meritonte, Janko Pali, si person euridit e patriot, mësues i merituar dhe njohës i 13 gjuhëve, me vlera të mëdha, ende të pazbuluara dhe të paevidentuara sa duhet. Janko Pali u përmend edhe si shok, mik, bashkëkohës dhe ndihmëtar i Neço Mukës,muzikantit, kompozitorit, këngëtarit të ëmbël te bregut, që u bë i famshëm me përjetimin e “vajzës se valëve” dhe xhevahireve të tjera të Polifonisë Himarjote, duke përfshire këtu edhe bashkëpunimin e Tefta Tashko Koços. Aleksandri, shkon edhe më tej teksa përmend e lëvdon, në këtë emision, edhe punën e lavdërueshme të të birit të talentuar të Janko Palit, Petraqin tonë të mirë e të pazëvendësueshëm, për punën e Shoqatës Qeparoi dhe të letrave shqipe.]

Ja, këto desha t’u thosha sa më shkurt, duke e konsideruar këtë një lajm të gëzueshëm dhe një kontribut për njohjen më të plot, të veprimeve patriotike të himarjotëve të famshëm, shqiptarë të mirë e të shquar ndër vite.

.LUAN CIPI