Dy fjalë për poezin e Tahir Tanushit


1.

Poezia është mënyra me e mire për te treguar atë qe ndjejme. Dhe këtë e pohon në  krijimet e tij Tahir Hysen Tanushi me 165 poezi të përmbledhura  në një botim prej 200 faqe  ku ndihet aroma e poezisë të titulluar;”E buta  ëmbëlsi shpirtërore”. Ai që nuk e ndjen aromën shpirtërore sepse krijimi ndodh nga alkimia shpirtërore nga ngurosjet,dhe shtërzimet shpirtërore nga zgjimet dhe vegimet e saj,përndryshe nuk do të mund të kishim një parfumosje hyjnore  dhe një dorë engjëllore në gjithë vlimin poetik. Poezia e Tahir Hysen Tanushi nuk është thjeshtë një shtjellim mendimesh, idesh, njohurish,  shquajë një   vlim të brendshëm shpirtëror  gati vullkanik apo një rrëfim me fillim por pafund por edhe një mjeshtër, që zotëron në mënyrë të shkëlqyer vargun duke mos lejuar dallgët sizmike shpirtërore që të shkatërrojnë brigjet dëshmitare.

Një poet gati i panjohur që do të mund të konkurronte denjësisht me poetët e tjerë të këtij vendi. Ai starton në udhën e gjatë dhe të vështirë të poezisë ngase  si individë me aftësi të caktuara  shpirtërore  nuk mund më të lerë më  dallgët që të gryejnë  pafundësisht shpirtin e tij. Poezia është si, deti dallgët janë vlimet e brendshme,fjalët janë peshqit,dhe peshkatari është vet poeti. Ky poet ka mjeshtëri dhe art të ndërtojë një varkë dhe të vozit në detin e pafundmë të poezisë. Atë që ndjen poeti quhet zëri i shpirtit  dhe ca cikma valësh janë lot poetësh prandaj ai gërsheton  ndenjat e brendshme me natyrën duke nxjerr në pah diellin,hënën ajo çuditërisht ngjyrë ska dhe është ndërtuar e bukur prej hyjnive.

2.

Poezia e krijuesit poetit të mirëfilltë Tahir Hysen Tanushit është me ndenjë. Ai mund të thuhet se ndërton vargun bukurish bukur,përdor fjalët si një gurgdhendës pa tepri .Poezia e tij  lexohet me ëndje dhe  të mbetet në kujtesë. Aq sa ka thjeshtësi në ndërtimin e vargut po aq filozofike është  meditimi  poetik. Në strukturën e vargut të thyer apo atij të rregullt poeti bënë kujdes që gjithshka të ngjitet në vendin e tij. Duke njohur poezinë me mision të përhershëm,ndërsa mes udhës këputën poetet,duhet ët them se poezi është ajo që  ngjall emocione. Në 165 faqe të këtij botimi emocioni zë pjesën dërmuese,ashtu sikurse kurioziteti që të shtynë për të arirë në fundin e fundmë.

3.

Musa Vyshka ky poet i mesvendit në parathënie të këtij vëllimi është po aq poet në mënyrë të vazhdueshme,duke zgjeruar hapësirën tematike të poezisë së tij të pasurojë bukurinë figurative të të gjithë krijimeve,duke kërkuar ke këmbëngulje shtigje të reja alegorike e simbolike dhe mënyra të fuqishme e më të qarta të materializmit tëmendimit në vargje.

4.

Të shohin nga Kuz Baba. Është një krijim me tone patriotike .Autori ka bërë përpjekje të mos bjerë në foklorizma.Godo Elbasani është një krijim mbreslënës. Shquhet jo vetëm shkathtësia e autorit por zgjedhja e fjalëve  pa rënë në përsëritje. Shpesh të kujton se është një Agoll plak dhe herë një Kadare. Një poezi mjaftë e gjetur me titull  e varg është  të pamortshëm;Shumë/ si shkarpa të thata/kanë lindur./një varg a prozë./kanë goditur,rakitikë mbetën/nuk u rritën./Si kashtë/vetëm blozë nga pas lanë/tretur janë zbuar kujtesa…

Më mirë dhe më bukur nuk bëhet besoj. Ky autor zotëron të gjitha teknikat e të shkruarit pa asnjë mangësi.Kështu ai nëse mjeshtërisht shkruan vargun e thyer  po ashtu atë të lirë e të rregullt,mirëpo  ai hyn vrullshëm  stilet poetike .I nxehtë guri thotë dhe vijon: E zeza po kalon/aty në bulevard/në dorë ka telefon.capitet ngadalë.-

Sa bukur e ngarkon vargun sa thjeshtë sa  fjalë të gjetura.A nuk është ky një poet.Tahir Hysen Tanushi është mjeshtër i vargut. Është një poet që se kemi njohur por dhe se kemi ditur tash, që po e lexojmë mahnitemi nga  vargu i këtij poeti  të vërtetë .Sa të tillë humbën në këtë vend nga kohët skërkë. Ky poet si të gjithë ata të brezit të humbur ka shënuar në ditarin e tij,3 vëllime poetike ,2 të tjerë presin udhën e botimit. Nga i gjithë ky vëllim poetik të mahnit” arsenali i fjalëve” të poetit Tanushi. I pashtershëm,i pafundmë .  Nuk gjen varg ku  fjalët e ngjashme  të përsëriten dy herë në krijimet e poetit Tanushi. Prandaj krijimet e këtij poeti ka lezet vargu.

Nuk dua ti hyj teknikave letrare,por po i shqyrtoj në një mënyrë disi më ndryshe. Poezia e këtij autore më ngjason disi me poetët lirikë të fund-shekullit. Unë e dua poezinë që të japi frymëzim. Që ajo të preki pjezat e mia. Që ajo të jetë një soj pishtari ,që të më ndriçoj skutat e errtë të shpirtit. Nëse lotët i lëmë në varrezën e lotëve,poezinë e stivonim në brendësi. Të shpirtit. Nëse vesën e lëmë të vesojë përmbi barë,poezinë e kërkojmë si ilaç për shpirtin. Vetëm duke i bërë një analizë  këtij botimi Imagjinata ime u minimizua .Ndoshta përse shpirti kërkon hapësira galaktike. Në këtë gjithë hapësirën tonë rrojnë e mira dhe e keqja,e bardha dhe e zeza,drita dhe  errësira,dielli dhe hija,pra kundërshtia që gjithsesi mbajnë ekuilibrin e njëra-tjetrës. Pa hije dielli nuk  do të bënte dot,për aq kohë që quhet dielli,ende pa u shuar përgjithmonë. Tregues domethënës.

Është poezi sigurisht që është e këtillë. Ngase ne mundohemi të gjezdisim livadhet dhe kopshtnajat për lulet,por harrojmë në brendi lulen e shpirtit tonë. Ka enigmë fjalësh,po sigurisht që ka kjo është edhe poezia. Mos vallë mutacion fjalësh,apo eklips hëne. E dyta është më afër. Në gjurmët e ikjes unë shikojë brazda vitesh të tëra,që lënë tragën  e tyre. Nëpërmjet një segmentimi arrij të deshifroj se duhet pikërisht të ishe ti që dërgoje faksin nga përjetësia dhe që duhej ti përgjigjej diagrami i rrahjeve të zemrës. Pastaj nëse gjithshka përfundoi në gjurmë të ikjes është tjetër gjë. Nëse mbesin vetëm gjurmët mund të thuhet se ai sfond i zbehtë,nëse mesi i segmentit kishte abstraksion,dy skajet kishin,njëra dashuri-tjetra urrejtje. A mundej që gjithçka që kërkojë unë e gjeta,ndonëse në shpirt na ngelet një enigmë,na duhet të pyesim ishin fjalë të vërteta poetike.

About Post Author