Fali Ndreka
Tema:Dy herë si fëmijë
Dt:02.08.2023
Itali
Mendimet fëminore,fluturojnë nga cdo anë,
Sjellin ndër kohëra lojërat dhe ditët shkollore,
Preherin e ngrohtë,me baba e nënë.
Kur ata na rrinin pranë e na mbanin për dore.
Na mungote dicka dhe ne
mërziteshim,
Endrrat për të ardhmen na zgjonin në shtrat,
Dhe si zogjtë në fole,mëngjeseve përpëliteshim.
Por nuk e quanim veten aspak të pa fat.
Shpesh ariu pellush,gjatë ditës na shoqëronte,
Por kur kujtonim se prindërit tanë ishin larg,
Mërzitia tërë shpirtin tonë na pushtonte.
Dhe prap se quanim veten të vetmuar e pa fat.
Të jeshë fëmijë është një gjë shumë e bukur,
Por edhe kur vitet kanë ikur
e nuk vijnë më.
Prap ne, në një qoshe,a diku të strukur,
Do të ndjehemi të vegjël,e si fëmijë të pa zë.
