Kalybek Gulzat

Pëllumb i bardhë me pendë delikate
Si një simbol i pastërtisë së mrekullueshme,
Në xhamat e fritares fëshfërit me flatra,
Si symbol paqes së amëshueshme…
Përherë atë zog e kam admiruar,
Dhe shpesh unë i flas atij në heshtje.
Më ndodh para tij të jem dhe i hutuar,
Kur dëshiron të më thotë diçka për vete.
Pëllumbi i paqes – o zogu i lumturisë,
Ti kurrë nuk mund të jesh i vetmuar
Unë jam i vetmi tani, për fat të dashurisë.
Që nis drejt jush pëllumba të gëzuar …
Sa herë pëllumbat kërcejnë dhe gugasin
Duke shfaqur na ndjenjat instinktivisht,
Mua më kujtohet dashuria e vashës,
Dhe lotët më rrjedhin çurg nga sytë.
Është film i shkurtër para syve të mi
Kur ndizet për atë dashuri të zjarrtë,
Ata studentë të lumtur plot hijeshi
Nuk mund të jetonin asnjë ditë larg!
Më kujtohet si dy zemra rrihnin një kohë,
Kur Dielli ndriçon gjithçka përqark…
Zemrat tona nuk ngrinin në të ftohtë,
Se të lumtur ishim ne të dy bashkë.
U ngjitëm në qiell si çift pëllumbash,
Koka më gjëmonte nga dashuria,
Por fati të jetë kaq mizor nuk mundet
Të na ndajë nga thashethemet dhe zilia…
Ishte si një tornado që kaloi mes nesh,
Ai që na ndau – dy pëllumba plot jetë.
Unë u tremba nga erërat rrebesh…
Dhe qava atëherë mes natës së shkretë?!
Kam kohë që kam frikë nga erërat!..