DY ZEMRA ZJARR
FATMIR PUSHI
Ajri luhatej mbi zjarrin e ndezur,
Shkëndijat shpërndaheshin në qiellin blu,
Nën kitar , kënga u derdh në përrua
Jehona e saj u shpërnda shumë largë.
Kënduan sëbashku, mëllënjat mbajnë iso,
Edhe bilbilat filluan të këndojnë,
Shumë harmonike, rrjet merimange
Kënduan të gjithë toka rrotullohet.
Një spërkatje uji nga brigjet e lumit,
Kori i bretkoskave miqësor e meliodoz,
Duke i incizuar në një disk floriri,
Rezantimi hënës është i plotë.
Natë errësirë vetëm zjarri xixëllon ,
Dy zemra, në pyllin e kafshëve këndojnë
Ka një tingull …………në union,
Diçka nga e kaluara më kujton.
Gjithçka i përket të kaluarës,
Kujtimet më ngrohin shpirtin,
E di që nuk ka më kthim mbrapa,
Si atëhere në hapësirën e aromës.
