Dyshimi…


Dyshimi…

…Dhe rritet dyshimi…

kur dikush ikën si ëndrra mbi re

pa një lamtumirë e përqafim,

diku fshihet në heshtje,

pa zhurmë e zë,

humbet e gjithë dashuria në distancë

pa një arsye e pa shpjegim.!

Lindin dyshime….

shtohen mendimet turbulluese,

kujtimet e nxehta ftohen të gjitha,

e marrin veç rrugën e harresës

duke lënë shije të hidhur pas,

dhe e shuajnë dritën e shpresës.

Ca fjalë të thëna t’vinë ndërmend

dhe i fsheh në folenë e zemrës,

i gdhend brenda shpirtit tënd,

për t’mos i humbur kurr asnjëherë,

i ruan për ti pasur si dëshmi t’vërtetës.!

….Dhe rritet dyshimi, e s’të lë të qetë,

të mbyt mendimi, aq sa të keshë jetë.!

Begu Davë / 2022.

About Post Author