(bashkudhëtares së jetës)
Sa udhë bashkë kemi bërë
Ne të dy e dimë bukur mirë…
Dhe e mbushëm një jetë të tërë
N’pëshpëritje nga muzgu në të gdhirë.
*
Dhe udha rënie-ngritjet i mban
Ndryshe s’do të quhej jetë…
Sa herë shpirtit tim i duhej një xhan
Ti më rrije pranë si i rri trupit një siluetë.
*
Dyzet e ca vjet më durove…
Sa desha të t’shohë një herë t’hidhëruar
Po ti në heshtje veç më dashurove
S’të ngeli kohë për t’u zemëruar.
*
Ti qe dhe je si një lule në zgjim
Që nuk fishket dimer e verë…
Je nektar për shpirtit tim…
Aroma që sjell pranverë.
*
Edhe unë duket të kem qenë i tillë
Ndjenjat prej zemrës përjetohen
Ata ia dhurojë shpirtit të bukurën idilë
Se përjetimet, me fjalë, nuk tregohen!
*
Njëri-tjetrin për jetë zgjodhëm mike
Madje dhe bohemçe vargjet t’i qëndisa
Bujarisë sate i përkulem moj fisnike
Nga zemra për zemrën urimet t’i nisa.
© Kaso Vela

Të gjitha reagimet: