e bëra – e hodha
nga të urtët shpesh dëgjuar
“ bëje dhe hidhe në det,
ësht’e aftë e del vet “
– e hodha…
dhe siç porosit “ Profeti “
të majtës, nuk ia tregova…
ajo në punë të saj
un’revan në tjetër skaj…
do ti ?!..s’më kishte harruar
vite, e vite kaluar…
këmbën tund për një gjilpërë
sikur s’dinte, ç’kisha bërë…
thellë buisur dëshira
të më dihej pak e mira…
krahëprerë, zemërthyer
më mbyti një e zhgënjyer…
vet ndërmenda s’ësht’e thënë
atë, të mirë që bënë…
të të kthehet , kot e pret
del a s’del nga deti vet!..
n.l.f
