E BIJA E ROZES
(skice)
-Moj Roze ke do kohe qe nuk je rrfy -I tha prifti tuj qesh , tuj i kalu afër.
-Nuk kam ba mëkate mor pader -qeshi Roza
Hej moj Roze ,nji here me e pa njeriu I mbet ne mend e don me e pa përditë. Brrunja e bukur ka nji vajze Silven dhe te shoqin Markun qe ,punon hidraulik.
Janë kojshi me Sandrin ,studentin qe studion jashtë shtetit dhe kthehet çdo vjet ne vere.
I ndan nji mure me shpine e Rozes dhe nji nadje tuj marr do kokrra kumbulla qe I binte dega ka oborri I Rozes pa Rozen tuj u la te truma.-Hej zot -thirri Sandri -si e ke godite kte mrekulli ,dhe shqeu syt tuj pa gjinjtë dhe kofshët e mbushuna te Rozes.
-Na mor komshi nuk t’vjen marre me pa grat e huja -qeshi vajza, qe ishte rraze murit tuj mbledh do lule dhe pau Sandrin mbi kumbull.
Sandri u ul shpejt prej kumbullet dhe u fut ne shpi.
-Çka ke qe je ba si spec n’ftyre-e pyeti e ama
-U ula shpej prej kumbullet
-Mos ta bani me sy ajo k…-thirri e ama.
-Moj nane çka janë kto fjale ,e ku e din ti se ajo asht ashtu
-S’po ta xen goja me e thirre kurve ,tanë grat kshtu e thërrasin k… e Markut ,a e ke pa si ece e përdridhet ,si veshet ,po Mark qyqarin a e ke pa, qe e len me tesha tane graco dhe del e mat piacen pllame per pllame me te bijën qe po e ban si vedin.
-Ju e keni inat ,se asht e bukur ,veshet bukur ,ece bukur din me u mbajte ,ju delni te furra njashtu si jeni n’shpi me shami n’kry e shapka ne kame ,ajo edhe te furra shkon e veshun e krehun e lyme
-Paska fillu me t’pelqy fort mor djalë ,po ndigjo nanen ,e ke pa tët atë si del ne pune I vjen era sapun me rroba t’lame me kpuce t’lustrume ,ju qysh fmij a keni ndej ndonjihere me rroba t’pa lame e t’pa shtrime me hekur,po gatimin pazarin kush e bane ,punt e shpise he pra m’thuj mor djal I meçem a kam kohe une me u veshe e me u pispillos e me dal me mat piacen
-Po kohen me u marr me llafe me grat komshije si e gjeni -bërtiti Sandri.
-Si e gjeni me përgjoju grune e huj pa e prishe terezinë ,moj nana jeme a ju vjen zor çka nxirrni prej goje për atë gru.
-Ah sa mire ,po e bane nanen llafazane qe merret me pesh peshe dhe po na e mbron komshijen,kshtu po e thrras se ajo fjala t’jeter nuk te pelqen -thirri e ama dhe u çue prej minderit.
Ne shpi plasi bomba. Sandri don me kerku dorën e vajzës se Rozes
-Kurrë -bërtet e ama dhe kap kryt me dy duart-kurrë mor djalë ,po e bane kte ti ,une do te hidhem ne puse
-Moj nane -foli Sandri dhe u mat me i hedhe dorën ne qafe.
-Mi largo durt- bërtiti e ama dhe u largu prej djalit.
Kur erdhi prej punet i jati e gjeti shpine sikur kishte ra morti.
E shoqja ne qoshe t’divanit i biri shtri ne shilte nen man asnjeni nuk lujti vendit e nuk i tha -a u lodhe!
Sa u fut ne dhome e shoqja shprazi nji karikator me fjale e nji rrebesh me lot e bubullima. I jati e thirri Sandrin dhe ashtu qet qet si prokuror qe asht I foli djalit.-Tana çka thojne per Rozen jane inate e cmira grash.
-U bane me te-bërtiti e ama.
-M’len t’maroj!
-Ndigjo Sander unë nuk kam gja me ta por kan nji diçka ne biografi .
-Çe ku dul edhe biografija -bertiti e çlirume e ama
-A po m’len me mbaru -shko na shtro tavolinën -I foli gruas qe u çue menjëherë prej divanit.
Sandrin tane naten nuk e xuni gjumi.
Janë ditët e fundit te pushimeve dhe do te niset prap për studime ka vitin e fundit.Nadje u çue shpejt dhe hypi ne kumbull.
-Si ke një Sander I foli Roza qe e pa kur po mblidhe kokrrat e kumbullave qe kishin ra ne oborrin e saje
-Mire moj Roza,po ju?-pyeti Sandri
-Silven e kena nise te dajat,ka kene fort e merzitun -foli Roza
-Ndoshta jam nise e se takoj ,a po mi ban te fala prej meje moj Roze.
-Edhe ajo m’la porosi me te ba te fala e me t’thane rruga e mbare e mos me e harru!
