E bukura bandille..!Ardian Muca


E bukura bandille..!

K’tu në fshatin tënd,

njoha një bandille.

Oh!..Ç’mi mori mënd,

kjo buzë trëndafile..!

&

Bah, kur dilte nga lumi,

s’i ngjalë kjo bandille..!

Dalldisur shtrihej te kumi.

Mendjen ma bëri bëzhdile.

&

Ç’më gjeti,mua të shkretin?!

Me ngjalën me pikla jeshile

Të nxehtë ma dha sherbetin.

Melhem e arom vanilje..!

&

Po mjaft moj sy laroshe.

Shiko si më ronite…

Me dënglat e tua manjoshe.

U alivanosa dhe kësaj dite..!

&

Kujdes moj sy laroshe,

se po m’ë çahet diga…

Për ngjalën pikaloshe.

Harrova rrushin te veriga!..